GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestuesi: Ligji bëhet për të fortët, qytetari mbetet i pafuqishëm, administrata hesht

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestuesi: Ligji bëhet për të fortët, qytetari mbetet i pafuqishëm, administrata hesht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në protestën e 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një prej protestuesve ka ngritur akuza të forta për mënyrën se si, sipas tij, funksionon zbatimi i ligjit në vend.

Duke folur për sektorin e ndërtimit dhe ndikimin që, sipas tij, kanë paratë në vendimmarrje, protestuesi deklaroi se qytetari mbetet i pafuqishëm përballë një sistemi ku ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë.

“Ligji bëhet për të fortët dhe qytetari mbetet i pafuqishëm. Administrata hesht dhe konkurrenca zhduket”, u shpreh ai.

Më tej, protestuesi ngriti një pyetje mbi funksionimin e demokracisë, duke e lidhur atë me ndikimin e parasë së krimit.

“A mund të ketë demokraci kur leku blen vendimin dhe vendimi prodhon më shumë lekë? Jo! Turp!… Problemi janë lekët e pista, korrupsioni, paratë e krimit dhe fondet publike, të cilat të vjedhura futen në beton dhe në apartamente. Ajo që dje nuk justifikohej, sot paraqitet si pasuri e ligjshme”, deklaroi ai.

Protestuesi: Qëndrestarë, njerëz të palëkundur. Sot po flasim për një nga plagët më të mëdha të Shqipërisë, atë të sektorit të ndërtimit, që është sektori që po mban në pushtet Edi Ramën.

Kur ngrihen pallatet pyetja është se kush do të jetojë aty, por kur çmimet rriten dhe ne nuk blejmë dot shtëpi, pyetja duhet të ndërrohet, për kë po ndërtohet dhe nga po vijnë këto lekë?

Sot kemi një bum ndërtimi dhe kemi një sistem ku betoni përdoret për të fshehur dhe nuk tregohet se kush e hedh dhe nga dalin këto para. A duhet të dimë ne nga vijnë paratë që po ndërtojnë në qytetet tona?

Problemi janë lekët e pista, korrupsioni, paratë e krimit dhe fondet publike, të cilat të vjedhura futen në beton dhe në apartamente. Ajo që dje nuk justifikohej, sot paraqitet si pasuri e ligjshme. Ne duam hetim, kush ndërton, kush financon dhe kush fshihet pas çdo kompanie. A mund të pranojmë milionat për beton pa e ditur nga kanë ardhur këto para?

Leku i pisët nuk blen vetëm apartamentet, por sot në Shqipëri blen pushtet. Merr leje për toka, tendera dhe marrin mbështetje nga këto para që hedhin. Këtu lind marrëveshja mes ndërtuesve dhe pushtetarëve.

Ligji bëhet për të fortët dhe qytetari mbetet i pafuqishëm. Administrata hesht dhe konkurrenca zhduket.

A mund të ketë demokraci kur leku blen vendimin dhe vendimi prodhon më shumë lekë? Jo! Turp!

Etiketa: Administrata heshtligjiprotesta

Lajme të lidhura

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj
Botë

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj

23:28 - 30/10/26
Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?
Breaking Views

Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

22:30 - 30/10/26
Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar
Breaking Views

Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

22:00 - 30/10/26
Para
“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj
Botë

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj

23:28 - 30/10/26

Një krizë e rëndë politike dhe institucionale ka përfshirë Poloninë, pas përplasjes për kontrollin e Gjykatës Kushtetuese, ku presidenti i...

Lexo më shumë
Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

22:30 - 30/10/26
Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

22:00 - 30/10/26
50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

21:38 - 30/10/26
Si përfitoi Ermal Beqiri tender për mirëmbajtjen e sistemit të KESH edhe pas arrestimit? Përgjegjëse për kontratën, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ballukut

Si përfitoi Ermal Beqiri tender për mirëmbajtjen e sistemit të KESH edhe pas arrestimit? Përgjegjëse për kontratën, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ballukut

21:26 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com