GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Protokolli anti-COVID në plazhe, raporti: 300 hotele nuk respektuan rregullat

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Protokolli anti-COVID në plazhe, raporti: 300 hotele nuk respektuan rregullat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për sigurinë në plazhe, kanë treguar me anë të një raporti subjektet që plotësuan dhe nuk plotësuan kushtet e masave anti-COVID.

Këtë verë në vendin tonë u vendos një protokoll për masat anti-COVID për sezonin turistik. Protokolli i hartuar nga ministria e Turizmit në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë, duhet të zbatohej nga të gjitha sipërmarrjet e shërbimeve turistike. Ky protokoll përmbante rregulla duke nisur nga shërbimi në plazhe e deri te sipërmarrjet e aktiviteteve turistike.

Nga inspektimi dhe monitorimi i dokumentit, sipas KLSH-së, rezultoi se 300 subjekte nuk plotësuan kushtet apo kriteret që u vendosën për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Mbështetur në raportin e përgatitur KLSH konstatoi se “286 subjekte ose 95% plotësonin kriterin (90) ‘Respektimi i hapësirës midis çadrave’, 270 subjekte ose 90% plotësojnë kriterin (11) ‘Elementet ndarës tokë-det’, 241 subjekte ose 80% plotësojnë kriterin (12) ‘Dushet’, 232 subjekte ose 77% plotësojnë kriterin (13) ‘kabina zhveshje’ dhe 292 ose 97% plotësojnë kriterin (14) ‘kosha mbeturinash’, kundrejt 300 subjekteve te monitoruara; gjendje kjo në mos përmbushje të VKM nr. 171, datë 27.03.2019 ‘Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”.

Gjithashtu, lidhur me zbatimin e kritereve për masat parandaluese ndaj COVID-19, sipas raportit të KLSH-së, evidentohen se 171 ose 57% subjekte plotësuan kriterin “Afishimi i këshillave për COVID-19” dhe 167 subjekte ose 56% plotësonin kriterin “zbatimi i protokollit për masat COVID-19”

“Lidhur me zbatimin e kritereve për masat parandaluese ndaj COVID-19 evidentohen se 171 ose 57% subjekte plotësonin kriterin (1) ‘Afishimi i këshillave për COVID-19’ dhe 167 subjekte ose 56% plotësonin kriterin (2) ‘zbatimi i protokollit për masat COVID-19’; kundrejt 300 subjekteve te monitoruara”- shkruhet në raportin e KLSH

“Protokolli i masave anti-COVID-19” është  një dokument që rekomandohet të zbatohet nga sipërmarrjet turistike, turistët/pushuesit dhe vizitorët, për mbarëvajtjen e atyre aktiviteteve të miratuara si të lejuara, përmes akteve normative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe institucioneve të tjera kompetente.

Etiketa: COVIDKLSHPlazheProtokoll

Lajme të lidhura

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor
Aktualitet

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor

20:12 - 21/11/26
Të rinjtë i lënë mesazhin Ramës në muret e Kryeministrisë: “28 Nëntor, dorëheqje!”
Aktualitet

Të rinjtë i lënë mesazhin Ramës në muret e Kryeministrisë: “28 Nëntor, dorëheqje!”

19:32 - 21/11/26
Bashkia e Tiranës dënon ndërhyrjet politike të Ramës: Nuk varemi nga Kryeministri
Aktualitet

Bashkia e Tiranës dënon ndërhyrjet politike të Ramës: Nuk varemi nga Kryeministri

17:20 - 21/11/26
Para
Ekipi i Dua Lipës do të zgjedh këngëtarin që do të përfaqësojë Britaninë në “Eurovision”

Ekipi i Dua Lipës do të zgjedh këngëtarin që do të përfaqësojë Britaninë në “Eurovision”

TË FUNDIT

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor
Aktualitet

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor

20:12 - 21/11/26

Protesta e kësaj të shtune kundër qeverisë ka përfunduar në “Sheshin Skënderbej”, pas disa orësh tubim dhe marshimi në rrugët...

Lexo më shumë
Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

19:54 - 21/11/26
Të rinjtë i lënë mesazhin Ramës në muret e Kryeministrisë: “28 Nëntor, dorëheqje!”

Të rinjtë i lënë mesazhin Ramës në muret e Kryeministrisë: “28 Nëntor, dorëheqje!”

19:32 - 21/11/26
“Balluku po konsumon aktivitet kriminal në liri”, Çollaku: SPAK të kërkojë tjetër masë sigurie

“Balluku po konsumon aktivitet kriminal në liri”, Çollaku: SPAK të kërkojë tjetër masë sigurie

19:16 - 21/11/26
Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin

Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin

19:04 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com