GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Prova e parë Euro 2024, Shqipëria sfidon në Itali kombëtaren kiliane

09:34 - 22/03/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Prova e parë Euro 2024, Shqipëria sfidon në Itali kombëtaren kiliane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të zhvillojë miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për në Euro 2024, që zhvillohet këtë verë në Gjermani.

Kuqezinjtë sfidojnë në Parma të Italisë, kombëtaren amerikano-latine të Kilit. Një provë e vërtetë pasi kundërshtarët renditet në skuadrat e nivelit mbi mesatar, madje janë shpeshherë pjesë e Kupës së Botës si dhe mjaft të spikatur në Kupën e Amerikës.

Kili, duket kundërshtari i duhur për trajnerin Sylvinho i cili ka ende për të marrë disa përgjigje nga lojtarët në organikë, sidomos kur vjen puna te sulmi aty ku shumë emra janë në garë për një vend mes listës së 23 lojtarëve që do të grumbullohen për europian.

Braziliani duket se kërkon të shohë më qartë se në çfarë forme janë titullarët aktualisht, më pak sesa 3 muaj para nisjes së kompeticionit madhor në Gjermani.

Ndoshta i kërkon së pari që të sigurohet për bazën, pastaj mund t’i japë skuadrës ndonjë “lustër të fundit”, nëse në stol sheh “material” më të mirë.

Një veprim logjik, sepse forma e lojtarëve mund të ndryshojë shumë pas një kohe kaq të gjatë. Dikush ka luajtur, dikush tjetër mund të ketë qëndruar në stol për shumë javë.

Në “Euro 2024” luajmë me skuadra të mëdha në grup, siç janë Spanja, Italia kampione Europe në fuqi dhe Kroacia, prandaj dhe llogaritë duhen bërë mirë për t’u paraqitur me një formacion sa më solid.

Silvinjo ka grumbulluar për herë të parë Arbër Hoxhën, një sulmues anësor, ndërkohë që do të mungojnë sot për shkak dëmtimi mbrojtësit Ardian Ismajli dhe Arlind Ajeti, portieri Etrit Berisha dhe sulmuesi Myrto Uzuni.

Trajneri Silvinjo do ta nisë miqësoren e sotme me Kilin me Tomas Strakoshën në portë.

Përpara tij do të vendosen Elseid Hysaj në të djathtë, Mario Mitaj në të majtë dhe kapiteni Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj në qendër.

Për të vazhduar në mesfushë me dyshen e qendrës të përbërë nga Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani.

Për majën e sulmit ka një balotazh mes Sokol Cikalleshit dhe Armando Brojës.

Pas njërit prej tyre do të pozicionohen Jasir Asani djathtas, Taulant Seferi majtas dhe Nedim Bajrami në qendër.

Në krahasim me ekipin që siguroi pjesëmarrjen në Europian, ka dy ndryshime të detyruara për shkak të dëmtimeve.

I pari është Strakosha në vend të Berishës dhe Mihaj në vend të Ismajlit.

Nëse luan Broja titullar dhe jo Cikalleshi, ndryshimet bëhen 3. Pas testimit të paktën për 45 minuta të shumicës së titullarëve, Silvinjo pritet që hedhë në fushë gjatë pjesës së dytë lojtarët e stolit.

Vëmendja e tifozëve dhe opinionit futbolldashës është më së shumti te lojtarët e rikthyer dhe bëhet fjalë për emra me peshë, si Rei Manaj dhe Armando Broja në sulm, si dhe Marash Kumbulla në mbrojtje.

Arbër Hoxha mund të ketë shansin e debutimit me fanellën kuqezi që në mbrëmjen e sotme.

 

Etiketa: kilikombetare

Lajme të lidhura

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Para
Të enjte rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti në…

Vranësira dhe reshje shiu, si priten temperaturat në fundjavë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com