GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prova të reja në SPAK për inceneratorin e Tiranës, Këlliçi: Tashmë kalojmë nga skema “5D” në “7S”, 7 specialistët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prova të reja në SPAK për inceneratorin e Tiranës, Këlliçi: Tashmë kalojmë nga skema “5D” në “7S”, 7 specialistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë ka dorëzuar në SPAK prova të reja në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, pasi Prokuroria e Posaçme pretendon se e ka të vështirë të gjurmojë paratë.

Më herët, Këlliçi ka denoncuar krijimin e kompanisë “EM Capital Group” në Bullgari, e cila dyshohet se është e pronarëve “realë” të inceneratorëve dhe  ka marë miliona e miliona euro nga llogaritë e inceneratorit Tiranë dhe kompanisë ITS sh.p.k të Klodian Zotos.

Ndërkohë, ditën e sotme Këlliçi dorëzoi në SPAK një dokument, e cila është një faturë e lëshuar nga kompania “Wolf Theiss” për kompaninë “EM Capital Group”. Kompania “Wolf Theiss” është e mirënjohur ndërkombëtarisht për shërbimet e konsulencës dhe avokatisë.

Sipas ish-deputetit demokrat, kompania “Wolf Theiss” ka ofruar çdo shërbim të mundshëm për kompaninë “EM Capital Group”, përfshirë dhe regjistrimin e kompanive të reja, sipas kërkesës të kësaj të fundit.

Në faqen 3 të këtij dokumenti, kjo kompani ka faturuar shërbime për regjistrimin e dy kompanive të reja, njëra e quajtur “Denebola Investments” dhe tjetra e quajtur “7S Group”.  Sipas Këlliçit, njëlloj si në skemën e 5 Drejtorëve të Bashkisë Tiranë me kompaninë 5D, këtë rradhë pronarët e inceneratorit Tiranë, kanë regjistruar kompaninë “7S Group”, ose më saktë 7 Specialistët.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë menjëherë letër porositë në shtetin e Bullgarisë dhe pranë autoriteteve të saj, ku të kërkohet jo vetëm i gjithë informacioni financiar dhe bankar i këtyre 2 kompanive, por të ushtrohen kontrolle fizike dhe pranë ambjenteve të zyrave ku gjendet çdo informacion i nevojshëm për pastrimin e parave.

Sipas Këlliçit, nëse kjo nuk ndodh, atëherë jemi përpara faktit se SPAK nuk ka absolutisht ndër mend të gjurmojë paratë e dy pronarëve të inceneratorit Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Etiketa: Belind Kelliciincenratori i TiranesSpak

Lajme të lidhura

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit
Aktualitet

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Para
Me dylbi te ferrat në Surrel dhe ‘gjuetia’ në Jug/ Si vëzhgohej Martinaj nga grupi Duka

Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, kundërshtari i betuar i Ervis Martinajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit
Aktualitet

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26

Protestat dhe përplasjet e dhunshme në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Në një shkrim të publikuar nga Il...

Lexo më shumë
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com