GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PS bojkoton mbledhjen e komisionit për koncesionet në Shëndetësi

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS bojkoton mbledhjen e komisionit për koncesionet në Shëndetësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët e Partisë Socialiste kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar për dy koncesionet në shëndetësi, ai i sterilizimit dhe check up-it.

Deputetët e opozitës janë paraqitur të gjithë në sallë për të zhvilluar mbledhjen e tretë të këtij komisioni, ndërkohë që karriget e socialistëve mbetën bosh. Gjithsesi, kjo nuk e ka ndaluar opozitën që të zhvillojë mbledhjen, e cila ka zgjatur rreth 7 minuta.

Kryetarja e komisionit, deputetja demokrate Albana Vokshi akuzoi mazhorancën se po përpiqet që të pengojë punën e komisionit hetimor, teksa njoftoi mbledhjen e ardhshme për ditën e premte.

Ndërkohë, ditën e djeshme mazhoranca rrëzoi kërkesën për të plotësuar formularët nëse anëtarët e komisionit kanë apo jo konflikt interesi. Formularët u plotësuan vetëm nga ana e mazhorancës.

Vokshi tha ditën e djeshme se socialistët kanë frikë të firmosin deklaratën, sipas saj se deputeti Plarent Ndreca është në konflikt të interesit, pasi ka qenë avokat i një prej të akuzuarve për koncesionin e sterilizimit, Arben Gjatën.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se edhe anëtarja tjetër e komisionit nga ana e mazhorancës, Milva Ekonomi është në konflikt interesi, pasi ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë në kohën kur janë dhënë koncesionet. Duke iu referuar raportimeve, Zhupa tha se Ekonomi ka firmosur pasi ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe për këtë ka dëshmuar edhe në SPAK.

Në mbledhjen e djeshme u miratuan edhe emrat e katër ekspertëve që do të ndohmojnë hetimin. Më konkretisht, dy emrat e propozuar nga PD: Franci Nuri dhe Meri Like; si dhe dy emrat e propozuar nga PS: Bledar Skënderi dhe Ermir Bejtja.

Etiketa: komisioni per koncesionet ne shendesiKryesore1PDPS

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Para
Bullisti i vjetër Rama me përpjekje të re për t’ua hipur mediave

Bullisti i vjetër Rama me përpjekje të re për t’ua hipur mediave

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com