GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PS i rrëzon komisionin hetimor, Basha: Të vendosur, ta çojmë çështjen “Becchetti” deri në fund

14:44 - 11/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS i rrëzon komisionin hetimor, Basha: Të vendosur, ta çojmë çështjen “Becchetti” deri në fund
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vendimit të PS për rrëzimin e komisionit hetimor të PD ndaj çështjes “Becchetti” , ka reaguar kryedemokarti Lulzim Basha. Nga Selia e PD, Basha ka përsëritur qëndrimin e Partisë Demokratike se është e vendosur për ngritjen e komisionit hetimor, duke iu përgjigjur kështu Partisë Socialiste e cila e konsideroi si jo në interes të Shqipërisë.

Sipas tij, PS po gënjen veten sepse Kushtetuta ja lejon ngritjen e komisionit hetimor opozitës në këto kushte.

“Kushtetuta është shumë e qartë për komisionet hetimore. Shqiptarëve tani kanë filluar t’i merren 120 milionë euro. Kështu që Kushtetuta e thotë shumë qartë për miratimin e komisioneve hetimore”, tha Basha.

Kryetari i PD foli gjithashtu edhe për krizën energjetike, duke e konsideruar atë si krizë korrupsioni. Sipas tij të gjithë përgjegjësit duhet të ishin para drejtësisë.

“Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e radhës, jo vetëm rendi i ditës por edhe gjendja që ka pllakosur në vend janë tregues i qartë që kemi të bëjmë jo vetëm me një krizë energjetike por me një krizë korrupsioni. Pra e kanë shitur 60-70 mln euro dhe do ta blejnë 200-220 mln euro. Në një vend normal me institucione normale sot nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht, tek drejtuesit famëkeq, duhet të ishin të paktën të ndjekur penalisht.
Ne nuk mund të rrimë duarkryq para kësaj situate. Do të vazhdojmë siç kemi nisur me një ofensive që ka si objektiv nevojat bazike të shqiptarëve. Unë ju ftoj juve si media, si qytetar por edhe si kryetar i opozitës që t’i drejtoni kamerat tuaja te qytetarët, që blejnë me listë. Sot ky problem është më i rëndë se kurrë.
Shteti shqiptar sot i ka të gjithë instrumentet për të marrë masa. Paratë e shtetit shpërndahen në korrupsione.
Në do të vazhdojmë me të gjitha format dhe mënyrat të bëjmë detyrën tonë karshi shqiptarëve. Buxheti i oligarkëve duhet ribërë në funksion të shqiptarëve. Një thirrje edhe një herë për institucionet e drejtësisë, ky është një nga testet kryesore. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë që kjo është krizë korrupsioni dhe krizë energjetike”, tha Basha.

Basha nuk pranoi të fliste për përplasjen brenda PD, por tha vetëm se opozita do vazhdojë të realizojë pikat që ka paraqitur.

Etiketa: BASHAKomisioni hetimorPD

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Vodhi 9 biçikleta, policia vë në pranga “tmerrin” e Durrësit

Vodhi 9 biçikleta, policia vë në pranga “tmerrin” e Durrësit

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com