GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pse ndihet i kërcënuar Arben Ahmetaj? Ja çfarë zbulon Meta

17:29 - 22/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse ndihet i kërcënuar Arben Ahmetaj? Ja çfarë zbulon Meta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga studio e News24, tha se fakti që Arben Ahmetaj, zyrtari më i lartë i 10 viteve të fundit në qeverisjen e Edi Ramës, është në arrati, por ndihet edhe i kërcënuar, sikundër ai ka deklaruar, kjo nuk është diçka rastësore.

Meta tha se në të ardhmen do të zbardhet edhe deklarata e tij se ndihet i kërcënuar, por arratia e tij ngarkon me përgjegjësi Qeverinë dhe Edi Ramën.

“Largimi i Ahmetajt është akt i dënueshëm, duhej të ishte përballur me drejtësinë, pavarësisht se kemi një drejtësi me regji të orkestruar nga Edi Rama. Sot nuk kemi incinerator, por paratë e shqiptarëve po derdhen lumë te pronarët e inceneratorëve, atëherë kush e ka këtë fuqi, që janë miliona nga lekët e shqiptarëve që ikin jashtë?

Nuk e di Edi Rama që në Tiranë nuk ka incinerator? Drejtori i Investimeve në Kryeministri, ia ka dhënë me shkrim Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit që kemi të bëjmë me paligjshmëri, sikundër janë kundërshtuar procedurat edhe nga ish-ministrat, përfshi edhe Shkëlqim Canin, por Edi Rama ka vijuar.

Atëherë ka njeri që beson deklaratat e Ramës që ai nuk dinte gjë dhe gjithçka e ka bërë Arben Ahmetaj?”, tha Meta.

Ai shtoi se afera e inceneratorëve po ecën me “shpejtësinë e kangurit”, ndërsa shtoi se me paratë e kësaj afere janë blerë zgjedhjet.

Meta tha se ndërkohë që afera vijon dhe pronarët e inceneratorëve marrin milionat, po vijon edhe vjedhja e parave të shqiptarëve.

Kreu i PL-së tha se për inceneratorin e Tiranës, bazuar te shkresat, Arben Ahmetaj ka kundërshtuar në fillim, pastaj ka marrë shkresat nga Këshillat Bashkiake lidhur me financimet, dhe më pas ka lejuar procedurat.

“Mendoj se Ahmetaj duhej të kundërshtonte, por do të ketë marrë garanci shumë të forta, ndaj dhe ka lejuar procedurat”, tha Meta. Sipas tij, i vetmi shqetësim i PL-së është sepse vijojnë pagesat kur nuk ka incenerator në Tiranë dhe pse bëjnë sikur nuk dinë gjë që nuk ka.

Etiketa: afera inceneratorKryesore1metaRama

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
A keni frikë nga hetimet e SPAK? Meta: Edhe në hënë të çojnë letra…

A keni frikë nga hetimet e SPAK? Meta: Edhe në hënë të çojnë letra...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com