GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Pse nuk duhet të përdorni kurrë një peshqir për të tharë fytyrën pasi e lani atë

14:43 - 27/09/21
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse nuk duhet të përdorni kurrë një peshqir për të tharë fytyrën pasi e lani atë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Peshqirët janë të mbushur me shumë baktere dhe nëse i përdorni për të fshirë fytyrën, mund  ta dëmtoni lëkurën tuaj. “Bright Side” zbulon pasojat negative që ky veprim, në dukje normal, mund të bëjë tek ju.

Mund t’ju ​​krijojë akne.

Tharja e fytyrës me të njëjtin peshqir që përdorni për të tharë trupin, mund të dëmtojë lëkurën shumë. Peshqirët tërheqin shumë baktere. Fakti që i mbajmë ato në tualet, ku ajri është i lagësht, krijohet një mjedis i përsosur për rritjen e baktereve.  Kur fërkoni peshqirin në fytyrë, bakteret kalojnë direkt në lëkurën tuaj, të cilat përfundimisht mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë puçrra. Edhe nëse përdorni një peshqir më vete për fytyrën, ka shumë të ngjarë që nuk e lani çdo ditë, dhe bakteret e padëshiruara mund të hyjnë ende në lëkurën tuaj.

Lëkura mund të plaket më shpejt.

Peshqirët janë shumë të ashpër për fytyrën dhe përdorimi i tyre mund të krijojë të çara të imëta, që e bëjnë lëkurën të prekshme ndaj infeksioneve dhe rrudhave.

Zvogëlon efikasitetin e produkteve të kujdesit të lëkurës.

Edhe pse tharja e fytyrës pas larjes duket si një gjë e natyrshme, në realitet, kjo nuk do të lejojë që lëkura të përfitojë sa më shumë nga produktet që po aplikoni në të. Kremi hidratues do të depërtojë më mirë në lëkurë para se i gjithë uji të avullojë nga sipërfaqja.

Mund të irritojë lëkurën.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdorimi i peshqirëve nuk është alternativa më e mirë për të tharë fytyrën. Për shkak se shumica e pëlhurave të peshqirëve mund të jenë shumë të ashpër, fshirja e fytyrës me to mund të rezultojë në skuqje dhe acarim të lëkurës.

Mund ta bëjë lëkurën të yndyrshme.

Mund të tingëllojë kontradiktore, por tharja e lëkurës në fakt mund ta bëjë atë më të yndyrshme. Për shkak se peshqirët e ashpër heqin vajrat natyralë që i duhen lëkurës për të qëndruar e shëndetshme, gjëndrat dhjamore nën sipërfaqen e lëkurës do të prodhojnë më shumë vaj për të balancuar thatësinë, gjë që do të rezultojë në lëkurë tepër të yndyrshme.

Si ta thani fytyrën pa një peshqir

Lëreni ajrin të bëjë punën e tij dhe hiqni dorë nga peshqirët. Kjo tharje është më higjienike dhe më e butë, dhe megjithëse kërkon më shumë kohë, lëkura juaj do t’ju falënderojë për këtë. Hapat që duhet të ndiqni:

Lani fytyrën si zakonisht.

Lëreni lëkurën të thahet natyrshëm.

Aplikoni hidratuesin tuaj të preferuar.

Etiketa: peshqirShendet

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Ushqimi i shëndetshëm mund të shmangë vdekjen nga COVID

Ushqimi i shëndetshëm mund të shmangë vdekjen nga COVID

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com