GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pse nuk i përmend Çuçi emrat Rrajave?

20:56 - 07/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna në Krujë, Paloka: Me këta Rama ka marrë dhe mban pushtetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Borizanë të Krujës ku të paktën 10 persona, mes të cilëve edhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe djali i tij, dhunuan barbarisht Bilbil dhe Jashar Maja.

Çuçi në reagimin e tij duket se ka thelluar skandalin e një dite më parë nga Policia, e cila në komunikatën zyrtare ka dhënë inicialet e disa personave si të përfshirë në konflikt, por pa përmendur një nga pjesëmarrësit, djalin e deputetit socialist.

Dhe po kështu, Policia e cila një ditë më parë kishte shoqëruar në komisariat njërin prej vëllezërve të deputetit, i cili pas dëshmisë u la sërisht i lirë, ndërsa sot u shpall në kërkim.

Sot në reagimin e tij, ministri i Brendshëm bën një deklaratë të përgjithshme, duke mos hyrë në detaje, duke shmangur përmendjen e emrave të personazheve të përfshirë në konflikt. Nuk dihet arsyeja sepse ministri i Brendshëm nuk përmend emrat e personazheve, aq më tepër kur tre prej atyre janë familjarë shumë të afërt të një prej deputetëve socialistë, parti ku bën pjesë edhe Bledi Çuçi.

Ministri bën të ditur se askush nuk është mbi ligjin, por të paktën nuk jep sqarime sepse deri më sot disa personazhe paskan qenë mbi ligjin, madje kanë pasur kurajon dhe guximin të dhunojnë dy qytetarë pse ata janë ankuar se nga shpërthimet në gurore i janë shkatërruar banesat.

“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje.

Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”, shkruan ministri

Policia e Shtetit arrestoi 4 persona dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë për rrahjen brutale që iu bë dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja.
Për ngjarjen e ndodhur më shumë se 24 orë më parë në zonën e Thumanës policia shoqëroi në total 8 persona ndërsa në pranga ranë Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja.

Etiketa: ÇuçireagimiRraja

Lajme të lidhura

Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Aktualitet

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Para
“Bomba” nga Franca/ Lloris tërheq interesin e klubit legjendar italian

“Bomba” nga Franca/ Lloris tërheq interesin e klubit legjendar italian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26

Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë euro, sipas të...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026

07:40 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com