GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pse nuk krijon një parti tjetër? Berisha: Emrin e PD e ndërrojmë ne, jo Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse nuk krijon një parti tjetër? Berisha: Emrin e PD e ndërrojmë ne, jo Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë takimit me mbështetës dhe simpatizantë në Kavajë, u ndal edhe në çështjen e emrit të Partisë Demokratike, për të cilën demokratët kanë dy vite që presin se kujt i takon logo dhe vula.

Berisha akuzoi Edi Ramën si armikun më të egër që një opozitë ka pasur në Shqipëri, madje duke e akuzuar se mori emrin dhe vulën e PD.

“Ky njëlloj si nazistët në kampet e përqendrimit, që u hiqnin emrat hebrenjve dhe u jepnin numra, për t’i denatyruar, për t’u shkatërruar identitetin, dhe ky thotë se nuk jeni ju PD”, tha Berisha.

E në vijim ai ngriti pyetjen që shpesh ia kanë drejtuar: pse nuk gjen emër tjetër?

“Emër tjetër?! Pse don Edi Rama të marrim emër tjetër. Jo mo, do përballemi me të ne. Sepse ne jemi në të drejtën e Zotit dhe nuk do pranojmë kurrë.

Kur ta ndërrojmë emrin, e ndërrojmë vete ne, jo të na e ndërrojë një armik si ai.

E vërteta është se po bëjmë përpjekje shumë të mëdha dhe është një numër i konsiderueshëm të rinjsh dhe personalitetesh të shkolluar brenda dhe jashtë që po bashkohen me PD.

Por, këtu mos prisni gjithçka nga Sali Berisha.

Secili prej jush ka detyrën e tij të bëjnë të njëjtën gjë.

Ju së bashku, njihni më shumë se unë.

Po të ulemi dhe të shkruajmë këtu tani në një detyrë se kë njoh unë personalitet të shquar, djalë, vajzë, të zotë, që duhet të bashkohet me ne, unë mund të bëj një listë, por ju të gjithë së bashku mund të bëni një listë 10 herë më të madhe.

Prandaj të gjithë së bashku ta ripërtërijmë PD-në”, tha Berisha.

Etiketa: berishaemriPD

Lajme të lidhura

Shqiptarët më të shqetësuarit në Ballkan për koston e jetesës, 97% në ankth nga çmimet
Aktualitet

Shqiptarët më të shqetësuarit në Ballkan për koston e jetesës, 97% në ankth nga çmimet

17:19 - 19/11/26
Rekord pasagjerësh në Aeroportin Internacional të Tiranës, investohen 40 milionë euro për transformimin e tij
Aktualitet

Rekord pasagjerësh në Aeroportin Internacional të Tiranës, investohen 40 milionë euro për transformimin e tij

16:53 - 19/11/26
Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës
Aktualitet

Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

16:37 - 19/11/26
Para
E rëndë/ Gjendet i vdekur ish-drejtori i Policisë (FOTO)

E djathat në zi/ Ndërron jetë motra e ish-presidentit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët më të shqetësuarit në Ballkan për koston e jetesës, 97% në ankth nga çmimet
Aktualitet

Shqiptarët më të shqetësuarit në Ballkan për koston e jetesës, 97% në ankth nga çmimet

17:19 - 19/11/26

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve që shprehen të shqetësuar për koston e jetesës...

Lexo më shumë
Rekord pasagjerësh në Aeroportin Internacional të Tiranës, investohen 40 milionë euro për transformimin e tij

Rekord pasagjerësh në Aeroportin Internacional të Tiranës, investohen 40 milionë euro për transformimin e tij

16:53 - 19/11/26
Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

16:37 - 19/11/26
Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin

Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin

16:00 - 19/11/26
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

15:43 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com