GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Pse të na e falte Rama presidentin?”, Shehi kritika Berishës: Të mbajë përgjegjësi për paktin e 2008-ës

20:55 - 07/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqipëria me satelitë në orbitë”, Shehi: Budallallëk, propagandë, dreq e shejton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i përfolur pak ditë më parë si një prej emrave që opozita mund të propozonte si kandidat për President, ka folur lidhur me procesin e dështuar të negociatave mazhorancë-opozitë për Kreun e Shtetit. Shehi tha se opozita përveçse e ndarë në dy grupe nuk ka qenë aspak e qartë në ofertën që do t’i bënte shqiptarëve, pra përzgjedhjen e një emri serioz që do ta përfaqësonte atë si front përballë zgjedhjes së Edi Ramës.

“Procesi ka mbaruar, dhe po i çoj sinjal kolegëve të mi opozitarë se ku kanë gabuar. Disa nga marria dhe budallallëku dhe disa që mendojnë se janë bërë protagonistë duke dalë në media. Protagonizmi bosh.  Ato zotërinjtë e opozitës duhet ti merrnin këto burra e disa të tjerë dhe të nxirrnin një që t’ia ofronin palës tjetër dhe shqiptarëve. Këta hynë në një marrëdhënie absurde. Këta duhet të prodhonin presidentin e vetë. Ne hymë në një betejë për të nxjerrë personazhet e opozitës shqiptare. Opozita e humbi këtë nga budalliqet e veta. Kishte tre raunde për të nxjerrë jo një por disa kandidatë se të gjithë mendonin se do t’ia jepte pala tjetër. Po pse t’ia jepte”, tha Shehi.

Në vijim, deputeti i opozitës kritikoi ish-kryeministrin Sali Berisha për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, pasi sipas tij fakti që kompetencat e Presidentit janë bërë thuajse të papërfillshme janë burim i asaj marrëveshje me Ramën.

“Shume nga defektet e politikës që kemi ne në Shqipëri janë derivat i marrëveshjes famëkeqe të 2008. Është bërë praktikisht me kancelar Shqipëria, s’ka më president dhe kryeministër se është bërë partia, një parti që e nxjerr atë. Thotë Berisha se ne dhe Bjellorusia që kemi udhëheqës monist, por ai është protagonist kryesor i kësaj. Ajo shkatërroi institucionet dhe e dyta u bë një ligj zgjedhor që ka prodhuar një shkretëtirë politike. Që prej asaj kohe nuk ka dalë një forcë e re politike. Ky ligj dhe ajo kushtetuta e asaj kohe ka prodhuar këtë klime të sëmurë politike”, deklaroi Shehu.

Sipas Shehut “tani mund të ankohen të gjithë, por “ne duhet të kthehemi prapa dhe të bëjmë analizë”.

“Ata janë bashkë por s’vlen për Shqipërinë kjo punë. Se ata e kanë bërë që të jenë vetëm ata. S’ka më demokraci, kontrollon një personazh i vetëm. Ti gërthet sa të duash kundër vjedhjes dhe korrupsionit siç thotë Berisha. Të gjitha këto i thotë mirë Berisha, por nuk thotë një gjë që është protagonist i vetë këtyre gabimeve”, shtoi ai.

 

Etiketa: Dashamir ShehiEdi RamakritikapaktiPresidentiSali Berisha

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Gara për Teatrin e Operas, kush janë 7 kandidatët që kërkojnë të marrin postin drejtues

Gara për Teatrin e Operas, kush janë 7 kandidatët që kërkojnë të marrin postin drejtues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com