GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pse u la sërish në burg Fredi Beleri? Klodiana Lala tregon ç’ndodhi në gjykatë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse u la sërish në burg Fredi Beleri? Klodiana Lala tregon ç’ndodhi në gjykatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se vendimi i sotëm i Apelit të GJKKO-së, duke lënë në burg Fredi Belerin dhe duke liruar me masën “detyrim paraqitje” Pandeli Kokaveshin, u bë sepse ky i fundit ka probleme të rënda shëndetësore që lidhen me një transplant zemre që ka bërë para 10 muajsh. Lala tha se prokuroria nuk ka asnjë element të shtuar ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës, Beleri dhe Kokaveshit, por prokuroria i ka qëndruar besnike versionit të parë, të akuzës për blerje votash për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Seanca e sotme zgjati dy orë dhe z. Beleri nuk ishte i pranishëm dhe u përfaqësua nga dy avokatë, që mbajtën të njëjtin qëdrim si më parë, duke mohuar që ai është përfshirë në blerjen e votave dhe ngritën edhe shqetësimin e problemit shëndetësor, sepse z. Beleri ndodhet në Spitalin e Burgjeve prej ditësh.

Prokuroria vazhdon t’i qëndrojë të njëjtit version se Beleri ka patur takime me të infiltruarin e policisë me inicialet A. R. dhe në këto takime është folur për shitblerjen e votës dhe z. Pandeli Kokaveshi ka dhënë një shumë prej 400 mijë lekësh të vjetra për 8 persona.

Gjykata nuk u bind nga argumentet që dhanë avokatët dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme. Situata ka qenë e ndryshme për atë që cilësohet si organizatori Pandeli Kokaveshi. Gjykata e ka zbutur tërësisht masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje, pra hetimet do të vijojnë për të, por nuk mund të mbahej për arsye shëndetësore, sepse sipas avokatit, ka bërë transplant zemre dhe sipas ekspertëve gjendjen e tij duhet ta ndjekë mjeku që ka bërë transplantin. Duke parë të drejtën e jetës që prevalon mbi çdo të drejtë tjetër, gjykata ka vendosur për detyrim paraqitje.

Nuk ka asnjë element të shtuar dhe nuk e di se çfarë do të prodhojë hetimi, por prokuroria i ka qëndruar besnike versionit të parë”-tha Lala.

Etiketa: beleriLala

Lajme të lidhura

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit
Aktualitet

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Para
Mund të jetë e rëndë! Ja simptoma e heshtur në sy që tregon se keni shtypje të lartë të gjakut

Mund të jetë e rëndë! Ja simptoma e heshtur në sy që tregon se keni shtypje të lartë të gjakut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjobat e vendosura ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si pjesë të një përpjekjeje të...

Lexo më shumë
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com