GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

PSG-Milan, vëllezërit Hernandez për herë të parë kundërshtarë

16:01 - 25/10/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
PSG-Milan, vëllezërit Hernandez për herë të parë kundërshtarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PSG e Milan përballen mbrëmjen e sotme në sfidat e treta të grupeve në Champions League. Takimi i sotëm është edhe një përballje mes dy vëllezërve Hernandez, Lucas e Theo, që do të sfidojnë njëri-tjetrin.

Deri në vitin 2013, Lucas dhe Theo Hernandez iu ofruan trajnerëve të tyre mundësinë që t’i linin të luanin së bashku pa asnjë lloj problemi. Lucas luante si mbrojtës krahu, në të majtë, ndërsa Theo luante më përpara, gjithmonë në të majtë.

Më pas rruga e Lucas dhe Theo do të ndahej. Në vitin 2013, më i madhi mori ftesë në ekipin e parë nga Diego Simeone. Një vit më vonë, në dhjetor, ai ishte pjesë e pandashme e skuadrës së të rriturve të “Colchoneros”.

Debutimi i tij ndodhi në “Copa del Rey” kundër Hospitalet.

Hera e parë e Theos, megjithatë, vjen pothuajse 15 muaj më vonë, kundër Eibar, në La Liga. Ai mbeti gjithsesi në stol. Lucas, në atë ndeshje luajti 90 minuta.

Në fund të sezonit, vëllezërit Hernandez do të ndaheshin për herë të parë. Lucas mbeti te Simeone, Theo shkoi në huazim tek Alaves. Ata mund të luanin së bashku nëse dëshironin, por nuk ndodhi.

Pas sezonit të mrekullueshëm tek Alaves, Theo do të rikthehej tek Atletico Madrid, por “Colchoneros” bënë një zgjedhje që, herët a vonë, do t’u kërkohet ta shpjegojnë.

Atletico Madrid pranoi ofertën e Real Madridit prej 30 milionë euro, duke e lënë Theo-n të largohej. Ai që siç u përmend u duk se u materializua si “derbi Hernandez”, në të vërtetë u kthye në rast të humbur.

Lucas vazhdoi të rritet, Theo ngec me Zinedine Zidane. Thjesht nuk funksionon. Ai provon sërish te Real Sociedad, në formë huazimi, por nuk shkon më mirë se sa pritej, shkruan BW.

Në asnjë nga ndeshjet mes Atletico dhe Alaves fillimisht, Atletico dhe Realit më pas, apo mes Atletico dhe Real Sociedad, vëllezërit “Hernandez” nuk dolën në fushë si kundërshtarë. As edhe për një minutë. Më pas transferimi te Milani dhe lamtumira e Lucas për të veshur fanellën e Bayern Munich, ku fitoi tituj të rëndësishëm.

Hera e fundit që Lucas dhe Theo Hernandez luajtën së bashku, në një ndeshje klubi, daton më 8 dhjetor 2015. Armando de la Morena, trajneri i të rinjve të Atletico Madridit, i aktivizoi ata si qendërmbrojtës dhe mbrojtës. Ishte një ndeshje kundër Benfica për të rinjtë.

Do të duheshin gati 6 vite për të kaluar nga ajo ditë përpara se vëllezërit “Hernandez” të ktheheshin në fushë në të njëjtën kohë. Falë Didier Deschamps, i cili pas “bëmave” të Theos me fanellën e Milanit thirri francezin për finalet e Ligës së Kombeve, duke i mundësuar të luante me Lucas kundër Belgjikës.

Për herë të parë bashkë në fushë me “Les Bleus”, një ditë historike. Data e 22 nëntorit 2022 ishte historike, por në një mënyrë të trishtueshme. Ishte ndeshja e parë e “gjelave” në Kupën e Botës së Katarit, kundër Australisë.

Lucas do të largohej nga fusha pas një çerek ore. Në vend të tij vjen Theo. Shkak u bë dëmtimi i rëndë i Lucas, për të cilin Botërori mbaroi aty.

Në mes të shtatorit të kaluar, Lucas dhe Theo u takuan përsëri në kombëtaren franceze. Lucas, ndërkohë, u transferua nga Bayern Munich te PSG. Theo është ende te Milani, pavarësisht thashethemeve për transferim.

“Të luash kundër vëllait tënd në një ndeshje të Ligës së Kampionëve do të jetë një gjë vërtet e pabesueshme, një moment i rëndësishëm në historinë e familjes sonë”, – ka pohuar mbrojtësi i Milanit.

Etiketa: hernandezMilanPSG

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
GJKKO lë në burg avokatin, ndihmoi për lirimin e të burgosurit

Seanca në GJKKO, avokatët e Berishës: Na rrëzuan kërkesat. Çfarë pritet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com