GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

PSG sfidon Real Madridin për Kane, i ofron ‘pagën e Messit’

22:17 - 12/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
PSG sfidon Real Madridin për Kane, i ofron ‘pagën e Messit’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rivali i madh i Real Madridit për Harry Kane nuk është në Premier League por në Paris. Paris Saint Germain është i gatshëm që të blejë sulmuesin e Tottenhamit, duke i ofruar një kontratë prej 100 milionë eurosh neto për katër sezone. Skuadra franceze dëshiron të realizojë dëshirat e yllit të saj Kylian Mbappé.

Me mbylljen e tratativës për Jude Bellingham, Harry Kane është bërë objektivi prioritar i Real Madrid për këtë verë. Largimi i papritur i Karim Benzema drejt Arabisë e ka lënë klubin me boshllëk të madh në një nga pozicionet më të rëndësishme në një ekip futbolli: qendërsulmuesin.

Kjo është arsyeja pse Real Madridi e ka të qartë se i zgjedhuri për të pasuar Benzema është Harry Kane, sepse Kylian Mbappé, siç i tha Florentino Pérez një tifozi këtë fundjavë, nuk do vijë në Madrid, gjatë këtij viti. Klubi i bardhë është i përkushtuar për nënshkrimin e anglezit, por nuk është i gatshëm të hyjë në lojën e ankandit që dëshiron Daniel Levy, një njohës i vjetër i Real Madridit nga transferimet e vështira të Modric dhe Gareth Bale, me këtë të fundit, që mbërriti në Bernabéu pas “njëmijë e një hallesh”.

Por armiku këtë herë nuk është Levy por Al-Khelaifi. PSG, në luftë për të gjitha nënshkrimet me Real Madridin që nga rasti Mbappe, dëshiron edhe Harry Kane me të cilin pothuajse mbyllën një marrëveshje verbale. Edhe ardhja e sulmuesit të Tottenham ishte një nga atraksionet që PSG i ofroi Mbappe-s për ta bërë atë të ekzekutonte klauzolën e rinovimit të njëanshëm deri në vitin 2025. Nuk funksionoi.

Në tryezën e Harry Kane, oferta e Emirit të Katarit është shumë joshëse: 100 milionë euro neto për katër sezone (Messi fitoi 110 për tre vjet), me një normë prej 25 milionësh në vit, 20% më shumë se paga e tij aktuale te Tottenham. Për më tepër, PSG është e gatshme t’i ofrojë Daniel Levy-t një propozim transferimi prej më shumë se 100 milionë eurosh, që është në përputhje me atë që presidenti i ‘Spursave’ synon të marrë për Kane. Pra, me PSG-në si armikun kryesor, Florentino do të duhet të përveshë mëngët për të shkuar në luftë për Harry Kane.

Etiketa: harry kanePSGReal Madrid

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
‘Dilni duke qarë’, debat i fortë mes Sejaminit dhe Bylykbashit

‘Dilni duke qarë’, debat i fortë mes Sejaminit dhe Bylykbashit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com