GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

PSV Eindhoven hakmerret duke dominuar ndaj Rangers

22:58 - 30/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
PSV Eindhoven hakmerret duke dominuar ndaj Rangers
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë mbyllur mbrëmjen e sotme, edhe ndeshjet e fundit të fazës play-off të UEFA Champions League, duke bërë kështu që të plotësohetr kuadri i fazës në grupe të kompeticionit elitar europian për klube.

Një nga skuadrat që siguroi biletën për në fazën e grupeve, ishte dhe PSV Eindhoven që triumfoi duke dominuar me rezultatin 5-1 përballë Glasgow Rangers. Holandezët, kështu, hakmerren për disfatën e sezonit të kaluar, po në këtë fazë, ndaj skocezëve.

Takimi i luajtur në “Philips Stadion”, ishte i luftuar, që në minutat e para të lojës, me të dyja skuadrat që kërkuan me insitsim golin e avantazhit.

Megjithatë, diferencën e bëri, saktësia para portës, me PSV që u tregua më precise, ndërsa skocezët shpërdoruan rastet e krijuara përpara portës së Benitez.

Takimi u zhbllokua në minutën e 35’, me Saibarin që goditi saktë me kokë, duke dërguar në festë tifozët vendas.

Me këtë rezultat, u mbyllën 45 minutat e para të lojës. Në fraksionin e dytë, holandezët, morën në kontroll takimin, duke dominuar përballë një Rangers, që nuk dukej i fortë, mjaftueshëm, psikologjikisht për të barazuar shifrat.

Në minutën e 53’, sërisht Saibari dyfishoi shifrat nga brenda zonës, një gol që në atë moment u duk se hipotekoi kualifikimin për në grupet e Champions.

Por 9 minuta më vonë, miqtë nga Skocia shkurtuan diferencat në të vetmin rast të rrezikshëm të krijuar në pjesën e dytë, me Tavernier që i dha shpresë Rangers, për një përmbysje. Ëndërr që u shua shpejt, si rrjedhojë e golit të shënuar një minutë më pas, nga kapiteni Luuk De Jong.

Tashmë, totalisht të mposhtur, skocezët e “djallosën” komplet, me autogolin e shënuar në minutën e 82’, duke i dërguar shifrat e takimit në 5-1.

Me këtë sukses, PSV rikthehet në Champions League, ndërsa Rangers do të vazhdojnë aventurën europiane, në Europa League.

Ndërkohë dy skuadrat e tjera të kualifikuara, janë Royal Antwerp dhe Kopenhagen, të cilat eliminuan respektivisht, AEK dhe Rakov Çeshtoçova. Ditën e enjte, me datë 31 gusht 2023, do të mësohet se në cilat grupe, këto skuadra do të garojnë./m.b /gijotina.com

Etiketa: Champions Leaguepsv eindhovenrangers

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Polakët të frikësuar nga Shqipëria, Santos takon Lewa-n për…

Polakët të frikësuar nga Shqipëria, Santos takon Lewa-n për…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com