GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Publikimi i pagave, Spartak Ngjela: Qeveria nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë

08:55 - 29/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Po përgatitet luftë e re në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit në vend, për publikimin e pagave dhe të dhënave të mijëra qytetarëve.  Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se,  ka shumë gjasa që kjo të jetë pjesë e strategjisë për konkretizuar luftën kundër korrupsionit dhe informalitetit në vend.

“Një ditë më parë në emisionin Pikat mbi i pyeta a mos ndoshta kjo që po ndodh me listën e pagave, mund të jetë parathënie për të vijuar më tej me fakte të publikuara konkretizimin e luftës antikorrupsion? Tani, këtë nuk e kam më pyetje. Kjo po duket se është një skemë e studiuar për të filluar aktin e fundit drejt eliminimit të korrupsionit në Shqipëri, në një spektër shumë të gjerë. Po të jetë kështu, Shqipëria ka hyrë në triumfin e saj historik.

Shenjat janë se po tregohet që, në listën e pagave, janë vendosur bashkë: qeveri, deputetë, gazetarë dhe krimi i lidhur me politikën e lartë shqiptare. Shenjat të japin të kuptuar që aty brenda dallon se ka qenë nën investigim evozioni fiskal, pastrimi i parasë, korrupsioni qeveritar, dhe një sërë edhe më e gjatë e hetimit të krimit shtetëror dhe krimit të organizuar; në të dy krahët e politikës”, tha ai.

Gjithsesi, Ngjela thekson se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi dhe të tregohet më transparente me qytetarët, duke mos lejuar cenimin e privatësisë.

“Por, këtu del kjo pyetje: ata që e kanë nisur këtë shfaqe, a do ta kalojnë edhe tek kontot bankare dhe pronat e paluajtshme? Në fakt kjo pritet të shihet; dhe po u shfaq si e tillë, atëherë ajo që shpreha në këtë shkrim është një e vërtetë faktike. Duhet pritur. Por shenjat janë se, ky që po vjen, do të jetë një janar i nxehtë. As qeveria dhe as opozita nuk po flet për këtë ngjarje. Është kjo, frikë apo mospërfillje? Po për qeverinë Rama, çfarë është?

Deri tani duket se qeveria Rama nuk i shpëtonte dot përgjegjësisë; megjithatë duhet pritur nëse do ta ketë apo jo vazhdimësi në këtë proces brenda apriorizmit për një proces antikorrupsion, ashtu siç u shpreha më lart në këtë analizë”, u shpreh Ngjela. Kujtojmë se brenda dy ditëve janë publikuar listat me pagat e janarit, të prillit dhe numri i celularit për mijëra punonjës shqiptar dhe ende nuk është zbuluar përgjegjësi i këtij skandali.

Etiketa: pagaSpartak Ngjela

Lajme të lidhura

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4
Breaking Views

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…
Breaking Views

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
Para
Ekzekutimi i Albi Bashaliut në Peqin, arrestohen dy persona (EMRAT)

Ekzekutimi i Albi Bashaliut në Peqin, arrestohen dy persona (EMRAT)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe...

Lexo më shumë
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com