Sot ajo është një nga reperet më të dashura të show-bizit shqiptar. E kemi fjalën për Doruntina Shalën, e njohur ndryshe me nofkën “Tayna”.
Ajo u bë e njohur rreth tre vite më parë, me këngën “Columbiana”, e cila shpejt u kthye në hit e numëron 65 milionë klikime.
Nga paraqitja e saj e parë në skenë, e deri më tani, pamja e luku i Taynas ka ndryshuar së tepërmi.
Madje, së fundmi janë publikuar në rrjete sociale, foto të para disa viteve të Taynas, ku shihet qartë ndryshimi i ndodhur.