GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Publikohet kalendari i javës së nëntë në Superiore, luhet në tre ditë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohet kalendari i javës së nëntë në Superiore, luhet në tre ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fundjavë rikthehet kampionati shqiptar ku do të zhvillohet takimet e javës së nëntë e cila do të ezaurohet në tre ditë. Të shtunën do të luhen dy takimet e para. Skuadra e Vllaznia sfidon në “Loro Boriçi” Kastriotin duke filluar nga ora 16:45. Një ndeshje shumë delikate për shkodranët që janë të detyruar të fitojnë për të mos komplikuar akoma më shumë rrugën drejt objektivave sezonal.

Pas përfundimit të kësaj sfidë do të zhvillohet dueli tjetër në “Elbasan Arena” ndërmjet Partizanit dhe Laçit. Një ndeshje që premton spektakël. Të kuqtë kanë fituar dy ndeshjet e fundit në kupë dhe kampionat si dhe ndaj Turbinës në miqësore teksa përballë Laçit kërkojnë vazhdimësinë. Në kampin tjetër, kurbinasit kërkojnë suksesin e radhës nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa.

Të dielën do të zhvillohet vetëm një takim. Skuadra e Teutës kërkon të lërë pas humbjen me Laçin për tu rikthyer tek suksesi ndaj Skënderbeut, kundërshtar që ka bërë mirë ndeshjen e fundit me Kukësin dhe udhëton me moralin e lartë në Durrës.

Të hënën do të luhen dy takimet e fundit të javës së nëntë të kampionatit shqiptar. Në 16:45 Dinamo do të përballet me skuadrën e Egnatias në kryeqytet. Një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Rrogozhinasit luajnë pa presion teksa kryeqytetasit synojnë vetëm fitoren.

Në 19:45 do të luhet nën dritën e projektorëve kryendeshja e javës Kukësi-Tirana. Një sfidë e shumë pritur në të dyja kampet teksa verilindorët kërkojnë të ngushtojnë diferencat me bardheblutë që kryesojnë garën.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Fëmijët me COVID-19, mjeku: Qendrat shëndetësore të pajisen me teste të shpejta

Fëmijët me COVID-19, mjeku: Qendrat shëndetësore të pajisen me teste të shpejta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024
moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26

Vendi ynë do të përfshihet ditën e sotme nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira mesatare deri të dendura...

Lexo më shumë
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com