Afera korruptive e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka arrestuar ish-ministrin e LSI Lefter Koka dhe ka prerë urdhër arreste për pronarët e kompanive që kanë marrë kontratat koncesionare, ka shtrirë rrjetën e saj edhe në media.
Pjesë e dosjes së inceneratorëve sipas listë pagesave është edhe Endrit Habilaj, i cili jo vetëm në një një rast por në disa raste, rezulton të ketë marrë shuma të mëdha parash nga këto kompani.
Po fillojmë me një nga rastet, për ti sjellë të tjerët në ditët në vijim.
Si është paguar Habilaj i Top Channel nga inceneratorët?
Endrit Habilaj, ka disa kapërcime, mund të quhet lehtësisht i shitur tek inceneratorët. Në vitin 2017, dilte me fakte kundër aferës së inceneratorëve dhe që së fundmi është shndërruar edhe në avokatin më të zjarrtë të inceneratorëve dhe ka marrë qindra-milionë lekë prej tyre.
Ma anë të kompanisë VOX TV, që sipas esktrakteve të QKB rezulton se është themeluar në Dhjetor të 2020 më emër Top Neës dhe më pas me 23.02.2021, është bërë ndryshimi i subjektit nga Top News në VOX TV.
Po, me kompaninë VOX TV, Endrit Habilaj përgjatë vitit 2021, në muaj të ndryshëm, ka marrë shuma të majme parash nga inceneratorët. Por këto janë vetëm një pjesë e faturave që inceneratorët kanë paguar për Habilajn e Top Channel, autor i emisionit Top Story dhe drejtues i gazetës Shqip.
VOX TV është paguar në mënyre sistematikë nga inceneratorët ne po sjellim vetëm katër fatura siguruar nga hetimet që po zhvillohen.
Çfarë bën ky VOX TV?
Cili është shërbimi që ka ofruar? Sepse një televizion i tillë nuk ekziston i licensuar nga AMA. Në rast se është thjesht emër kompanie dhe ka marrë pagesa pa asnjë shërbim, atëherë prokurorët e SPAK jo vetëm duhet të thërrasin Habilajn, por edhe të sqaroje se ku shkojnë qindara milionë lekë që është paguar ai në disa kompani.
Në muajin Majt të viti 2021, Habilaj ka marrë nga inceneratorët, 197 160 Lekë. Po në muajin Maj të të njëjtit vit, ai ka marrë 197 160 Lekë.
Në muajin Qershor 2021, Habilaj është paguar nga pronarët e inceneratorëve me shumë 391.140 Lekë, ndërsa në muajin Korrik është paguar me 194.489 Lekë.
Habilaj është autor i emisionit Top Story që cicëronte ditë e natë pro inceneratorëve dhe jo vetëm, në emisione apo shkrime e skenarë në shërbim të pronarëeve të inceneratorëve.
Aktualisht ai drejton edhe gazetën Shqip dhe ka në pronësi disa kompani që paguhen nga inceneratorët. Sot sollëm të parën.
Habilaj figuron si ortak i vetëm por edhe si administrator i kompanisë VOX TV.
Por nuk është vetëm kjo kompani që është paguar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por janë edhe disa kompani të tjera që kanë ngjashmëri të shumta me njëra tjetrën, jo vetëm në pronësi por edhe detaje të tjera.
Sipas ekstraktit të QKB, VOX TV e ka adresën Tiranë, Kashar, Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Rruga 17 Nëntori, Godina Nr.20, Kati 5.
Kjo adresë ndoshta rastësisht është e njëjtë me adresën e Top Channel në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj që për gati 4 vite u drejtua nga Ben Blushi.
Sipas ekstraktit në QKB adresa e Top Channel është Tiranë Kashar, Rruga “17 Nentori”, Godina Nr.20, Mëzez Koder, e njëjta me VOX TV, por VOX TV, të licensuar nga AMA nuk ka.
Mundet që në gjithë këtë skemë Habilaj të jetë vetëm marrësi i parave për llogari të personave të tjerë por këtë duhet ta zbulojë përpara prokurorëve të SPAK.
Hoxha dhe Blushi në fakt njihen publikisht për ortakëritë dhe avokatinë që u kanë bërë kompanive të inceneratorëve.
Pagesat e inceneratorëve për Habilajn, nuk ndalen këtu, vetëm me VOX TV, por edhe me të tjera kompani që do t’i sjellim në ditët në vijim, duke zbardhur kështu skemën se si “oktapodi” i inceneratorëve, ka gllabëruar edhe mediat./CNA.al
Discussion about this post