GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Publikoi foto me ministret e PS-së, Jorida Tabaku tregon arsyen

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikoi foto me ministret e PS-së, Jorida Tabaku tregon arsyen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sqaruar për herë të parë, të vërtetën e fotos së publikuar prej saj në fundvitin e 2023, ku ajo shfaqet në krah me ministret e PS-së Elva Margariti dhe Ogerta Manastirliu.

E ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, Tabaku ka treguar njohjen që nga matura e vitit 1998 ne gjimnazin “Sami Frashëri” me zonjat e Partisë Socialiste.

Tabaku: Një foto që unë e postova vetë, mund edhe të mos e kisha postuar vetë, por e postova sepse nuk kishte asgjë të keqe në të. Një grup mikeshash që dalin në një foto, në një festë fundviti. Ne kemi qëlluar nga ato njerëz që edhe 40 e kusur vjeç, ne takohemi me shoqërinë e gjimnazit ndoshta dy herë në vit, qëllon ndonjëherë më pak, ndonjëherë më shumë, takohemi. Ndajmë me njëri-tjetrin shumë informacione. Informacion që për shembull do bëhem me një djalë, jo nga ato që aludohet.

Deputetja e PD , Jorida Tabaku, duke vijuar, e përkufizoi raportin e “darkës së fundit” të saj, si  “një shoqëri e bukur që nuk influencon në mendimet dhe pozicionet politike të gjithsecilës”.

Tabaku: Unë me këto vajzat dhe me ato djemtë, kemi 30 vite që njihemi, me Elba Magaritin jam njohur më përpara, ne shkollë fillore, kemi qenë komshie. Janë njerëz që na ndajnë interesa të tjera, përtej politikës se në fund të ditës, t’i mund të ulesh dhe me ato që kanë mendim ndryshe, por kjo nuk do të thotë se do ma ndryshojë mendimin një drekë apo një darkë. Ne bëjmë shaka dhe ngacmojmë njëri-tjetrin për politikë, por në fund të ditës askush nuk na i ndryshon mendimet, as ato mua as unë atyre.

Tabaku, rrëfeu çdo gjë nga përditshmëria dhe raporti me 3 fëmijët. Ajo tha se i pëlqen të merret me politikë edhe pse ka pasur momente të vështira, kur ka menduar të shkëputet prej saj. Situata në PD e ka mërzitur dhe ka pasur momente që edhe ka qarë, për të cilat ngushëllimin dhe mirëkuptimin e ka gjetur më pas tek bashkëshorti dhe familja.

Tabaku: Po ndonjëherë edhe qan edhe i mbush sytë nga inati, kur ndjen që je i pafuqishëm për t’i ndryshuar gjërat. Ndonjëherë edhe mërzitesh dhe zemërohesh. Tani që po kalojmë një periudhe të vështirë, jo të lehtë për të bërë ndryshimin, këtë gjë e merr dhe e transmeton në shtëpi pa dashje, por kam gjetur mirëkuptim nga familja.

A shkon Jorida Tabaku tek protesta për Sali Berishën?

Tabaku: Jo unë nuk kam shkuar në protestë edhe pse përgjithësisht kam shkuar në çdo protestë që ka bërë opozita. Ne për këtë çështje kemi 2 vite që debatojmë, shumë veta mendojnë ndryshe dhe unë besoj që duhet ta kalojmë këtë moment dhe nuk duhet që askush nga ne çështjet e veta individuale të përfshijë partinë.

Tabaku, ka treguar edhe për pasionin për sportin dhe për Tironën, ndërsa ka shtuar se i pëlqen të merret me shtëpinë dhe lulet.

Etiketa: MinistrePSTabaku

Lajme të lidhura

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26
23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26
Para
30% e shqiptarëve presin që viti 2024 të jetë më i mirë për ekonominë

30% e shqiptarëve presin që viti 2024 të jetë më i mirë për ekonominë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, gjatë kontrollit të një parcele ku...

Lexo më shumë
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26
23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com