Qyteti i Pukës dhe disa zona përreth vijojnë të jenë pa furnizim me energji elektrike që prej mbrëmjes së të dielës, si pasojë e defekteve të shkaktuara në linjat elektrike nga kushtet e rënduara atmosferike.
Linja 35 kV, që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën, ka dalë jashtë funksionit. Ky është defekti i dytë i regjistruar në këtë linjë brenda një jave, duke sjellë ndërprerje të përsëritura të furnizimit me energji elektrike.
Situata është vështirësuar edhe më tej pasi jashtë funksionit ndodhet edhe linja alternative e emergjencës Koman–Pukë, duke pamundësuar furnizimin përmes këtij drejtimi.
Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut, dëmtime janë shkaktuar edhe në disa linja të tjera të rrjetit elektrik. Përveç qytetit të Pukës, pa energji kanë mbetur edhe zonat e Qafë-Malit, Gjegjanit dhe Rrapës.








Discussion about this post