GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Punonin në “shtëpi bari”, kapen dy shqiptarët: Po lanim borxhet

11:26 - 02/12/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Punonin në “shtëpi bari”, kapen dy shqiptarët: Po lanim borxhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shqiptarë rrezikohen të dëbohen nga Britania e Madhe. Ata akuzohen se kanë patur rol në prodhimin e më shumë se 1000 bimëve kanabis. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Marjan Markajn dhe Pashko Malotën. Të dy ranë në pranga pas një bastisjeje në magazinën CB Furniture në rrugën Shaë, Great Lever, më 1 qershor.

Dyshja ranë dakord të kujdeseshin për fermën e kanabisit për të shlyer borxhin që kishin marrë për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar me kamionë disa vite më parë, tha Gjykata e Boltonit.

Vetëm pak ditë përpara bastisjes, Markaj dhe Malota u dërguan në magazinën më kanabis dhe iu tha të qëndronin brenda saj me çdo kusht.

Prokurori Niamh Ingham tha se policia sekuestroi bimë kanabisi me një total prej më shumë se 60 kg drogë mes tyre, si dhe pothuajse 8 kg drogë që ishin vendosur nëpër thasë. Ata akuzuan Markajn dhe Malotën për prodhimin e një lënde të klasit B, akuza e cila u pranua nga dy shqiptarët.

30-vjeçari Markaj tha nga ana tjetër se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte ofertën e punës.
Gjykatësi Tom Gilbart pranoi se dyshja, të cilët nuk kanë asnjë dënim të mëparshëm, ishin punëtorë me pak ose aspak vetëdije për organizatën kriminale ku ata ishin punësuar. Ndërkohë, Malota, i cili pohoi se ka ish-gruan me kancer dhe dy fëmijë gjithashtu në Britaninë e Madhe, shtoi se “barra do i bjerë asaj për t’u kujdesur për fëmijët”.

Në përfundim të seancës, dy shqiptarët u dënuan me 20 muaj, ku gjysma e dënimit do të kryhet me burg dhe pjesa tjetër me garanci. Po ashtu ata u paralajmëruan se rrezikojnë të dënohen pas përfundimit të afatit të garancisë.

Etiketa: aksionarrestohetshtepi bari

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Tronditëse/ Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë  

Tronditëse/ Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26

Kinematografia shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të njohura, aktorin Zhani Ziçishti, i cili u nda nga...

Lexo më shumë
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26
Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

10:40 - 25/02/26
Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

10:27 - 25/02/26
Këlliçi: Të gjitha institucionet nën varësinë e Belinda Ballukut janë nën hetim

Këlliçi: Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë

10:12 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com