GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Putin: Kur Kosova mundet, pse nuk munden Donetsku dhe Luhansku?

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia “i nxjerr kthetrat” Bosnjës: Nëse tenton të futesh në NATO, do e pësosh si Ukraina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Kosova mundet, pse nuk munden edhe Donetsku dhe Luhansku – është mesazhi që presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka dhënë sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres. Gjatë një takimi me Guterresin në Moskë, më 26 prill, Putini po ashtu ka deklaruar se shprehja e vullnetit të banorëve të Krimesë dhe Sevastopolit, është rast i njëjtë sikurse me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, lexoni se çfarë ka thënë dhe çfarë nuk ka thënë Putini për Kosovën gjatë bisedës me Guterresin:

“Në qoftë se ekziston precedenti, të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe republikat e Donbasit. Ato e bënë këtë dhe ne kishim të drejtën t’i njihnim si shtete të pavarura”.

Por, pavarësinë e Donjeckut dhe të Luhanskut, rajone këto në Donbas, i ka pranuar vetëm Rusia. Për pjesën tjetër të botës, këto territore janë ende pjesë e Ukrainës.

Ndërkaq, pavarësia e Kosovës është njohur nga më shumë se 100 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Gjermania, Britania dhe Franca.

Nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Kosova është njohur nga 22 shtete.

“Dallimi i vetëm ndërmjet dy rasteve ishte se në Kosovë ky vendim për sovranitetin u miratua nga Parlamenti, ndërsa Krimeja dhe Sevastopoli e sollën me referendum mbarëkombëtar”.

Rikujtojmë se para se të mbahej një referendum secesionist në gadishullin ukrainas të Krimesë, në mars të vitit 2014, burra të armatosur rëndë dhe me uniforma ushtarake, pa shenja të dallueshme, sulmuan parlamentin rajonal dhe ngritën flamurin rus në majë të ndërtesës.

Pas kësaj, komando të maskuar, me uniforma të ngjashme, rrethuan bazat ushtarake ukrainase dhe zunë njësi të tjera strategjike.

Kurse, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u shpall nga Kuvendi i Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Para se Prishtina të shpallte pavarësinë, në Kosovë u vendos një administratë territoriale ndërkombëtare, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i saj ishte të zgjidhte krizën humanitare që mbizotëronte në atë territor në vitin 1999. Ajo u vendos me qëllim të pezullimit të përkohshëm të ushtrimit të pushtetit të Serbisë në Kosovë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka deklaruar në opinionin e saj këshillues se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Mendimin e gjykatës e ka kërkuar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me iniciativën e Serbisë, e cila konsideron se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka shkelur rendin juridik ndërkombëtar.

Rikujtojmë se gjatë luftës në Kosovë, në fund të viteve ’90, janë vrarë mbi 13.500 persona, ndërkaq ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 personave.

“Ata (banorët e Krimesë dhe Sevastopolit) u sollën praktikisht në të njëjtën mënyrë si njerëzit që jetojnë në Kosovë – ata morën vendimin për pavarësinë dhe më pas na u drejtuan neve me kërkesën për t’iu bashkuar Federatës Ruse”.

Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014, dy ditë pas referendumit secesionist.

Kurse Kosova, pas shpalljes së pavarësisë, nuk i është drejtuar asnjë shteti fqinj me kërkesën për t’iu bashkuar.

“Pasi që autoritetet në Kiev njoftuan se nuk kishin ndërmend të përmbushnin marrëveshjet e Minskut, ne u detyruam t’i njohim këto rajone (në Donbas) si shtete të pavarura dhe sovrane dhe të parandalojmë gjenocidin ndaj njerëzve që jetojnë atje”.

Tribunali i Hagës, për krimet e kryera në Kosovë në vitin 1999, ka dënuar zyrtarë të lartë shtetërorë, ushtarakë dhe policorë. Ndër ato krime është edhe transporti i trupave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varrezat masive në Serbi.

Në këtë gjykatë është gjykuar edhe Sllobodan Millosheviq, ish-presidenti i Serbisë dhe i Republikës Federale të Jugosllavisë, për krimet e luftës në Kosovë. Millosheviqi vdiq në paraburgimin e Tribunalit të Hagës, përpara shpalljes së vendimit.

Ndërkaq, ende nuk ka ndonjë aktvendim apo aktakuzë të gjykatave ndërkombëtare që do të mbështesin pretendimet ruse për krime kundër rusëve në Donbas./REL

 

Etiketa: DonetskuKosovaLuhanskumundet

Lajme të lidhura

“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali
Breaking Views

“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali

21:06 - 18/05/26
“Faleminderit Prishtina dhe Tirana”, mbyllet protesta për gjuhën shqipe
Breaking Views

“Faleminderit Prishtina dhe Tirana”, mbyllet protesta për gjuhën shqipe

18:32 - 18/05/26
“Studentët nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë”, organizatori Mevlan Ademi: Protesta jonë, paqësore
Breaking Views

“Studentët nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë”, organizatori Mevlan Ademi: Protesta jonë, paqësore

18:19 - 18/05/26
Para
Telefonata që tronditi studion, Bora nuk i mban dot lotët

Telefonata që tronditi studion, Bora nuk i mban dot lotët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze
Aktualitet

Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze

12:10 - 19/05/26

Policia italiane po thellon hetimet për atentatin me armë të ndodhur disa ditë më parë në parkingun pranë parkut “Via...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin

11:52 - 19/05/26
Zjarri te fruta-perimet në Lushnje/ Korreshi: I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen…

Zjarri te fruta-perimet në Lushnje/ Korreshi: I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen…

11:37 - 19/05/26
Karçanaj 30 minuta në SPAK, avokatja e saj shtyn mikrofonat e gazetarëve: Do flasë kur të dojë

Karçanaj 30 minuta në SPAK, avokatja e saj shtyn mikrofonat e gazetarëve: Do flasë kur të dojë

11:29 - 19/05/26
Duka: Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror

Duka: Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror

11:00 - 19/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com