GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin nuk ndalet, Navalny izololohet në burgun e Arktik

19:21 - 09/01/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin nuk ndalet, Navalny izololohet në burgun e Arktik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, tha se është futur menjëherë në një qeli izolimi, pasi përfundoi karantinimin në burgun e ashtuquajtur “Ujku polar” në rajonin rus të Arktikut, ku u transferua muajin e kaluar.

Përmes disa postimeve në X, që më herët njihej si Twitter, Navalny tha më 9 janar se rojet e burgut morën vendim që “i dënuari Navalny refuzoi të prezantohej sipas formatit nuk iu përgjigj punës edukuese dhe nuk nxori përfundimet e duhura për veten” dhe prandaj ai duhet të kalojë shtatë ditë në izolim.

Navalny shtoi se për dallim nga qelia normale, ku të burgosurve u lejohet të dalin të ecin jashtë qelisë pasdite dhe jashtë kur është koha e mirë, të burgosurit që janë në izolim mund të dalin për ecje në orën 6 e 30 të mëngjesit. Burgu gjendet në një pjesë të botës ku temperaturat arrijnë në -45 gradë Celsius apo edhe më shumë.Kritiku i Kremlinit tha se i ka premtuar vetes se do të dalë të ecë, pavarësisht motit.

“Këtu nuk ka qenë asnjëherë më ftohtë sesa -32 gradë Celsius. Edhe në temperatura të tilla ju mund të ecni për një orë e gjysmë, vetëm nëse rrisni një hundë të re, vesh dhe gishtërinj”, bëri shaka ai.

Në dhjetorin e kaluar, Navalny u transferua në burgun famëkeq që gjendet në një zonë të largët. Emri zyrtar i burgut është IK-3, por njihet më shumë si “Ujku polar”. Burgu gjendet afër 2.000 kilometra në verilindje të Moskës dhe ka rreth 1.050 të burgosur.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se në këtë burg ka vrasës serialë, përdhunues, pedofil dhe të burgosur të tjerë të dënuar për krime serioze.

Navalny u dënua me 19 vjet burgim në gusht të vitit 2023 nën akuza për ekstremizëm. Paraprakisht, ai ishte dënuar edhe për mashtrim. Ai ka thënë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht dhe organizatat për të drejtat e njeriut e cilësojnë atë si të burgosur politik.

Etiketa: burg artikizolimNavalny

Lajme të lidhura

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend
Botë

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
Para
Vittorio Sgarbi nën hetim për vjedhjen e një vepre arti?!

Vittorio Sgarbi nën hetim për vjedhjen e një vepre arti?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26

Ditën e djeshme, Evi Kokalari shpalli kandidaturën për të garuar në zgjedhjet e 23 majit përballë Sali Berishës, por postin...

Lexo më shumë
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com