GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Putini nënvlerësoi ushtrinë kundërshtare”/ Stoltenberg: Forcat ukrainase më të forta falë NATO

14:29 - 04/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Putini nënvlerësoi ushtrinë kundërshtare”/ Stoltenberg: Forcat ukrainase më të forta falë NATO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një takim me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme me ministrat e Jashtëm të vendeve aleate. Ai tha gjatë fjalës së tij se NATO ka vendosur të mos përfshihet në konflikt se kjo do të thoshte fillimin e Luftës së III Botërore.

Stoltemberg bëri me dije se NATO është krah Ukrainës dhe po ndihmon me pajisje luftarake, duke shtuar se gjatë viteve kanë ndihmuar ushtrinë ukrainase nëpërmjet trajnimeve të ushtarëve.

“Është një marrëveshje e gjerë që duhet të bëjmë më shumë për vendet aleate, për të forcuar vendet e tyre dhe të shtojmë aktivitetet për t’i mbështetur. Atë që kemi parë në Ukrainë është se ata janë në rrezik për një agresion të mëtejshëm nga federata dhe forcat ruse. Aleatët e NATO-s i sigurojnë mbështetje Ukrainës, e kemi bërë këtë për shumë vite. Kemi ofruar lloje të ndryshme mbështetje dhe kjo është thelbësore në këto kohë kritike për to. Sa i përket zonës së jo fluturimit, aleatët kanë rënë dakord se nuk duhet të ketë avionë të NATO-s që operojnë në hapësirën e Ukrainës apo trupa që shkojnë në territorin e saj. Sulmet ndaj zonave nukleare natën e kaluar nënvizojnë se sa e rrezikshme është kjo luftë. Lufta në këto zona është e rrezikshme. I bëjmë thirrje Putinit ta ndalojë këtë luftë dhe të përfshihet në përpjekje diplomatike me dialog të ndërsjelltë. Ky ishte mesazhi i ministrave sot.

Ajo që kemi parë është se Presidenti Putin nënvlerësoi forcën e ushtarëve ukrainas, për të ndaluar avancimin e forcave ruse. Kjo ishte falë kurajos së lidershipit, popullit dhe ushtarëve ukrainas. Ne i kemi ndihmuar ata, sepse aleatët e NATO-s i kanë trajnuar dhe pajisur me armë. Turqia ka siguruar pajisje, ndihmë ushtarake dhe kemi trajnuar dhjetëra mijëra forca ukrainase. Ato janë në vijën e parë të luftës. Po rrisim mbështetjen tonë me më shumë pajisje. Duke krahasuar se ku ka qenë ushtria ukrainase në 2014, pajisjet e dërguara dhe trajnimet e ka bërë ushtrinë shumë herë më të fortë, kjo është arsyeja që ata janë të aftë të rezistojnë.

I kemi thënë Putinit se nëse pushton Ukrainën do të ketë kosto të mëdha. këto kanë efekte afatgjata dhe funksionojnë me kohën. Ne po i ofrojmë mbështetje Ukrainës, për të ofruar mbështetjen dhe kemi arritur të bëjmë të gjitha kombet, në OKB, që t’i kërkojnë Rusisë të ulen në negociata. Duhet gjetur një zgjidhje. Duhet marrëveshje për korridoret humanitare. Kemi patur një takim me ministrat e Jashtëm të NATO. Ne kemi përsëritur se do të mbështesim Ukrainën, do të ofrojmë mbështetje, e nuk do të jemi pjesë e konfliktit. Unë e ndava këtë mesazh, sepse besoj se nëse NATO përfshihet direkt, do të shohim më shumë vuajtje njerëzore, më shumë civilë të vrarë. Ne duhet të mbrojmë njrëzit që ndodhen në vendet aleate”, përfundoi fjalën e tij Stoltenberg.

Etiketa: BELuftaNATORusiaSHBAukraina

Lajme të lidhura

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
U deklarua për Alesjan/ Zbulohet lidhja e fshehtë e Albit të “Për’puthen”

U deklarua për Alesjan/ Zbulohet lidhja e fshehtë e Albit të “Për’puthen”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest
Aktualitet

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka përfunduar mbledhjen në një seancë maratonë, të mbajtur këtë të hënë, 23 shkurt, për...

Lexo më shumë
Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

14:21 - 23/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Vodhën në një qendër tregtare në Tiranë, ndalohen katër autorët

Lëvizte me pistoletë në brez te “Tregu Elektrik”, arrestohet i riu në Tiranë

13:58 - 23/02/26
Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, persona ‘të fortë’ kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, persona ‘të fortë’ kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

13:30 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com