GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pylli i Krrabës u dogj, Veliaj hedh 600 mln lekë për monitorim, jo për “mbjellje pemësh”

14:24 - 04/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Pylli i Krrabës u dogj, Veliaj hedh 600  mln lekë për monitorim, jo për “mbjellje pemësh”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, që varet nga Bashkia Tiranë është në radhën e parë të institucioneve që po prokurojnë fonde para zgjedhjeve. Tenderi i radhës është thjesht për të prishur ca lekë! Deri më sot ky institucion nuk është ndjerë fare kur vjen fjala tek dëmtimi apo djegia e pyjeve në Tiranë. Gjithmonë i është lënë përgjegjësia Emergjencave Civile dhe zjarrfikësve! Por, tani në luftë me kohën që i ka mbetur shefit Erion Veliaj para zgjedhjeve, Agjencia ka nxituar të çojë ca para diku.

Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Monitorimi i zjarreve dhe parandalimi i dëmeve në fondin pyjor të ekonomive pyjore Rovë-Lunxhë, Baldushk, Krrabë -Gurrë”. Për të monitoruar këto pyje Agjencisë do t’i duhen 2 muaj për të vendosur pajisjet dhe 1 vit firma fituese do të bëjë monitorimin. Për një vit punë mbikëqyrje, Agjencia do të shpenzojë 583 milionë lekë. A duhen vërtetë kaq shumë para për këtë punë?

Më shumë kushtonka monitorimi se sa pylli!

 

Së pari, nga kjo kontratë po del se Agjencia nuk i ka pasur asnjëherë në monitorim pyjet dhe nuk ka pasur asnjë plan për mbrojtjen e tyre nga zjarret apo dëmtime të tjera. Pra, gjithçka tjetër deri më sot ka qenë propagandë.

Këtë fakt e vërteton situata e verës së shkuar. Për ditë të tëra pyjet u përfshinë nga zjarre. Por, më së shumti në kodrat e Kërrabës pati dëme të mëdha.

Në fotot më poshtë shohim se zjarri ka rrafshuar dhjetëra hektarë pyje. Dhe asaj kohe Agjencia e Parqeve nuk u ndje fare.

 

Krrabë, 4 gusht 2022

Pse duhet ky tender, kur për rikuperimin e hektarëve që u dogjën nuk flitet fare?! 583 milionë lekë do të shkojnë për firmën që do të vendosë këto pajisje dhe kaq! Asnjë plan bindës nuk paraqet Agjencia, se si do të harxhohen këto para.

Dëmtimi i pyjeve qoftë në zonat e Tiranë apo kudo, bie si përgjegjësi edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe të Emergjencave Civile. Por kur është puna për vjelë para nga buxheti, mbivendoset bashkia e Veliajt mbi këto institucione qendrore.

Duke parë pasionin e Lalit Erit për ndërtime e beton, nuk është çudi që pas monitorimit të dalë ndonjë projekt për vila në atë zonë! Zoti e i ruajt pyjet nga Lali Eri dhe oligarkët e pangopur!

 

Lexo edhe: Bashkia Tiranë abuzon me Parkun e Dajtit, u fal tokë miqve në zonën e mbrojtur

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Agjencia e Parqeve dhe Rekrecionitdigjenfondembrojtjemonitorimpyllpylli krrabestenderi

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Real Madrid, Ancelotti: Ekipi do luftojë deri në fund

Real Madrid, Ancelotti: Ekipi do luftojë deri në fund

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa...

Lexo më shumë
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com