GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pylli orbital i Lali Erit: 7 MLN Euro pemë, aty ku ishin mbjellë

16:41 - 29/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 7 min
A A
Pylli orbital i Lali Erit: 7 MLN Euro pemë, aty ku ishin mbjellë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandal me tenderin e pemëve dekorative, i cili në fakt është thjesht blerje e lulesh dhe shkurresh. Për më tepër Gijotina.com zbulon se ato do të mbillen në rrugë ku kjo punë është kryer një herë. Dokumenti i tenderit të fundit për projektin “Pylli orbital”, u bë i mundur pas denoncimit të një firme private që çoi në anulimin nga KPP.

Më shumë shkurre se sa pemë

Sipas shkresës që Gijotina.com po citon, Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit

dhe Gjelbërimit Tiranë, po blen kryesisht shkurre dhe lule. Ndërsa numri i pemëve është i vogël. Nga tabela e punimeve del se do të mbillen vetëm 4187 pemë të vogla, me gjatësi 1,3 m (përjashtuar 20 pemë banane që do të jenë nga 4 m). Pjesa tjetër, 17609 copë janë shkurre dhe lule.

Fondi limit për pyllëzimin është 59.500.000 lekë, por që duke i shtuar Tatimin mbi Vlerë e Shtuar (20%) shkon në 71.400.000 lekë ose 7 milionë euro rrumbullak.

Pemët dekorative (4187 copë) janë të llojit: bli, bredh (cedër), dafinë, ekualipt, ah, lis, ulli, kumbull e kuqe, manjola, panjë, rrap, akacie, qershi, frashër, gështenjë, dushk, lejlandër, manjolë, lofatë dhe mimozë.

Ndërsa shkurret për lulishte (17609 copë) janë: oleandër, bush, viburnum, nandia dhe loropetalum.

Çmimet 7 herë më shtrenjtë se sa tregu

Nga konsultimi çmimet e tregut, ku pemët shiten në madhësi shumë më të madhe se ajo që kërkon bashkia Tiranë, konstatojmë se manjola kushton mesatarisht 3500 lekë, blini 5500 lekë, gështenja 700 lekë, kumbull e kuqe 12000 lekë, rrapi 5500 lekë etj.  Me këtë fond limit mund të blihen afërsisht 7-fishi i pemëve që kërkohen në tender.

Për ta ngatërruar përllogaritjen e kostove për njësi, tenderi bashkon blerjen e pemëve me punën për mbjelljen e tyre. Mbjellja duhet bërë nga Drejtoria e Gjelbërimit, në ndonjë rast edhe nga Lali Eri kur bën foto. Nuk ka pse të paguhet për këtë qëllim privati që sjellë mallin.

Ndërkohë, prokurimi për blerjen e këtyre pemëve ka xhevahire që nxjerrin hapur përgatitjen për vjedhjen e fondit të caktuar.

Denoncimi që pezulloi tenderin

Tenderi ishte hapur më 7 maj 2023 parashikuar për t’u mbyllur në datë 7 gusht 2023 nga autoriteti kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë, në varësi të Lali Erit. Gjithsesi një firmë pjesëmarrëse denoncoi diskriminimin përmes kritereve të tenderit.

Kjo kompani kërkoi modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit me Nr. REF-74343-07-05-2023, me objekt: “Blerje pemë dekorative për Pyllin Orbital dhe zona të ndryshme të Tiranës”, me fond limit 59.500.000 lekë (pa TVSh).

KPP, për t’i dhënë kohë Bashkisë Tiranë, fillimisht më 3 gusht 2023, doli me një vendim të ndërmjetëm ku mbyllte çështjen për një pjesë të ankesave dhe vazhdonte procedurën me “shqyrtimin në themel”.

Gjatë kësaj kohe Bashkia Tiranë kishte vendosur të ndryshonte disa nga kriteret ku dukej qartë se fituesi ishte i paracaktuar.

Firma ankohet se kërkesa e Bashkisë për paraqitjen e mostrave për disa artikuj që prokurohen bie në

kundërshtim të hapur me ligjin. Më konkretisht sqarojmë se shumë prej bimëve dekorative objekt kontrate sillen nga jashtë Shqipërisë. Është e pamundur të sigurohen dhe paraqiten mostrat e kërkuara për një afat prej 30 ditësh.

Gjithashtu, vlera e mallit që AK kërkon të paraqitet si mostër është rreth 12 mijë euro. Kjo përbën një kosto të

konsiderueshme në ngarkim të pjesëmarrësve që do të konkurrojnë. Pa llogaritur kohën që duhet për nxjerrjen e certifikatave fitosanitare.

“Kriteret e kualifikimit të hartuara nga autoriteti kontraktor, në asnjë rast nuk duhet të diskriminojnë/përjashtojnë nga konkurrimi operatorët ekonomikë ofertues dhe/ose prodhuesit qofshin këta

kombëtarë apo ndërkombëtarë”, thekson ligji.

Mashtrim i Lali Erit, tender për punë që janë kryer një herë

Më e çuditshmja që del nga tenderi, është se vendi i caktuar për t’u mbjellë nga bashkia rezulton i pyllëzuar një herë me të njëjtat pemë.

“Pasi jemi njohur me kërkesat tuaja teknike, ju informojmë se ne kemi verifikuar pozicionin e koordinatave gjeografike të kërkuara nga autoriteti kontraktor sipas grafikut FV Pemë, lidhur me çdo rrugë ku kërkohet të mbillen drurët dhe shkurret dekorative.

Nga verifikimi konkret që kemi kryer në terren bashkë me inxhinierin gjeodet, në disa prej koordinatave gjeografike që ju keni përcaktuar në dokumentet standarde të tenderit, rezulton se ka drurë të mbjellë (të cilët janë identikë në përmasa dhe lloj sipas kërkesave teknike). Ky fakt krijon konfuzion për ne si shoqëri, pasi koordinatat gjeografike në “grafikun e punimeve F.V” Bashkia ka përcaktuar fillimin e rrugës dhe mbarimin e rrugës, nuk kemi koordinatat për secilin dru dekorativ pasi ka mbivendosje dhe konfuzion”, denoncon kompania Alb-Garden shpk. Bashkëlidhur kompani paraqet planin e rivelimit topografik, fotot dhe perimetrin e drurëve dekorativ. Aty dallohen qartë mbivendosjet e drurëve identik në lloje dhe përmasa sipas kërkesës së bashkisë, sipas secifikimeve teknike në dokumentet e tenderit.

Më konkretisht, pemët do të mbillen tek Rruga Muhamet Deliu që ndodhet në zonën e Freskut në periferi të kryeqytetit. Se ku është hapësira për pyllin orbital në këtë rrugë gropa gropa dhe me trotuarë të ngushtë, këtë e sheh vetëm Lali Eri.

Vendi tjetër për pyllin orbital është zgjedhur Rruga Industriale, ose më saktë rruga dytësore përkrah autostradës Durrës Tiranë, në segmentin nga  Kthesa e Kamzës, në afërsi të fabrikës së Coca Cola dhe në vazhdim tek Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Rrugore.

Ku do ta mbjellë pyllin Veliaj në këtë rrugë? Thjesht mund të mbjellë ca shkurre në disa cepa të trotuarit që kufizohet me pronat private ose të shfrytëzojë hapësirën me autostradën, ku janë mbjellë pemë disa herë.

Vendndodhja tjetër e pyllit është vazhdimi në këtë drejtim që quhet Rruga Monum, që zgjatet anës autostradës deri afër Qafës së Kasharit. Pra pylli orbital na qenka mbjellja e ca shkurreve anës autostradës, ku realisht nuk ka vend për pemë të reja. Kujtojmë se në këtë pjesë të autostradës u mbollën dy herë palmat, pasi u thanë.

Vendi më i çuditshëm për pyllin orbital është Rruga Egnatia, një rrugicë dytësore paralel me rrugën Don Bosko, (prapa kompleksit të pallateve Vizion), që në pjesën më të madhe nuk ka trotuare, ndërsa aty ku zgjerohet janë vendosur pemë nga ndërtuesi. Këtu duhet të ketë vërtetë lapsus ose lajthitje, sepse nuk ka vend ku të mund të mbjellësh pemët caktuara dekorative panja të kuqe, dafina, manjolë dhe rrap.

Më tej, me këto para që me sa duket nuk kanë destinacion Pyllin Orbital, do të ndërtohet një lulishte tek Megatek. Pra, ajo pjesa e rrethuar me bar tek kompleksi Megatek do të pasurohet me këto shkurret e kushtueshme dhe lulet.

Ndërkaq, Lali Eri ka zgjedhur të ndërtojë lulishte aty ku nuk shkel këmba e njeriut, por ka vetëm makina që kalojnë me shpejtësi. Lulishtja tjetër do të ndërtohet tek mbikalimi i Kasharit! Pasi u ka mbledhur taksat, Lali Eri tallet me tiranasit dhe duket sikur u thotë: “Shkoni shijojini lulet që iu mbolla tek mbikalimi i Kasharit”.

Pjesë e Pyllit të Lali Erit do të jetë edhe Rruga Iliria në Laprakë, disa blloqe pallatesh pas Spitalit të Traumës, ku nuk ka vend as për pemë, as për lulishte.

Rruga Bylis e përmendur në tender për pyllin është një segment përkrah autostradës Tiranë-Durrës, që gjithashtu i ka pemët në trotuar.

Një rrugicë e zgjedhur për Pyllin Orbital është edhe Rruga Pavarësia. Më tej vjen Rruga Dardania në Fushë Mëzes, Rruga Butrinit në Domje. Vendodhjet e gënjeshtërta të Pyllit Orbital vazhdojnë në qendër të Tiranës me Rrugën Asim Zeneli, një rrugicë e ngushtë me një kalim me trotuare të ngushtë, që lidh Rrugën e Elbasanit (përballë Ambasadës Amerikane) me rreth rrotullimin pranë Stadiumit Air Albania. Në listën e Pyllit Orbital është edhe Rruga Besim Alla në Yzberisht, e sistemuar për shkak të pallateve të reja dhe e pajisur me pemë. Në këtë zonë gjendet edhe rrugica Thoma Koxhaj, e planifikuar për pemë dekorative.

Qershia mbi tortë është Kryeministria, ku janë planifikuar të mbillen një pjesë e këtyre pemëve. Aty do të mbillet Cedër (një lloj bredhi), dafinë, mimozë dhe gledicia.

Pastaj pylli largohet nga Tirana dhe rrethon Zall Bastarin, ku do të mbillen ah, lis, frashër dhe likuidambër. Më larg akoma në Shën Gjergj, ku vazhdoka Pylli orbital, do të mbillen kumbulla të kuqe, se nuk ka fshati të tilla pemë.

Por gënjeshtra më e pastër vjen kur në listë për t’u mbjellë kumbulla të kuqe vendoset rruga e Kavajës, e cila është “pyllëzuar” me të tillë drurë në kohën kur kryebashkiak ishte Edi Rama. Ku do t’u mbjellkan kumbullat aty?

Më tek vjen në listë Rruga tek Diga e Liqenit që do të mbillet me bli, banane, lejandër, kumbulla të kuqe.

Pylli vazhdoka tek Rruga e Vilave që fillon nga TEG dhe shkon përmes rezidencave luksoze. Gijotina.com e verifikoi këtë rrugë, e cila rezulton me pemë të mbjella rishtaz në të dy anët nëpër trotuar.

Një rrugë tjetër është ajo që lidh sheshin Italia (para stadiumit), me sheshin Frederik Shopen tek Univesiteti i Arteve, pra kalon para Hotelit të Kastratit, Universitetit dhe Parkut të Liqenit Artificial. Këtu Veliaj do të mbjellë panjë, selvi, bush, nandia, oleandër. Mos e besoni po deshët! Prisni 4 muaj që të shihni çdo të mbillet aty! Ndoshta do të mbillen në lulishten e hotelit të Kastratit, se vend tjetër nuk ka bosh. Ftojmë KLSH dhe SPAK-un t’i numërojnë rreth 1 mijë pemë dhe shkurre që do u mbjellkan në këtë rrugë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Veliaj

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
39-vjeçares i sekuestrohen mbi 11 mijë euro në kufi

39-vjeçares i sekuestrohen mbi 11 mijë euro në kufi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com