GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi lëviznin të armatosur. Ilir Dushku, 29-vjeç dhe Bjorli Xhabrahimi, 22-vjeç u ndaluan në Mjull Bathore dhe pas një kontrolli fizik, policia iu gjeti armë. Dushkut iu gjet 1 armë gjahu teke me 29 fishekë ndërsa Xhabrahimit iu gjet një armë tjetër gjahu.

Më pas, policia ushtroi kontrolle në banesën e Ilir Dushkut, të cilit i gjeti edhe dy armë pistoletë, 1 armë  e ftohtë, municion luftarak dhe një sasi e vogël kokainë. 29-vjeçari rezulton i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje dhe heqje e paligjshme lirie.

Njoftimi i policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me automjet, me armë me vete, njëri prej tyre i dënuar më parë për krime kundër personit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hunter”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: I.D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën  dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D. dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi B. Xh.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ArmeMakine

Lajme të lidhura

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër
Aktualitet

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër

10:21 - 12/04/26
Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë

10:15 - 12/04/26
Vlorë/ Kapet 17-vjeçari që shpërndante drogë, një tjetër në hetim
Aktualitet

Vlorë/ Kapet 17-vjeçari që shpërndante drogë, një tjetër në hetim

09:35 - 12/04/26
Para
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama hap thesin: Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve
Breaking Views

Rama hap thesin: Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve

12:20 - 12/04/26

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga muaji qershor do të ketë rritje pagash në disa shërbime kritike,...

Lexo më shumë
Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin

12:17 - 12/04/26
‘Nuk pritej marrëveshje që në fillim’, Teherani: SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë

‘Nuk pritej marrëveshje që në fillim’, Teherani: SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë

12:02 - 12/04/26
Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve

11:38 - 12/04/26
Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot

Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot

11:22 - 12/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com