GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qëlloi drejt kapobandës së Durrësit/ Kush është “Feste”? Detaje nga dëshmia e Colit

13:00 - 27/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qëlloi drejt kapobandës së Durrësit/ Kush është “Feste”? Detaje nga dëshmia e Colit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Festim Qoli, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK dhe që në Durrës, njihet me nofkën “Feste”, është një nga njerëzit që jo vetëm se njihet si kontigjent në kartotekat kriminale të Policisë së Shtetit, por është evidentuar si njeriu që ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të Lulzim Berishës, që konsiderohet nga prokuroria si kapo i Bandës së Durrësit.

Një fakt i tillë ka dalë gjatë dëshmisë së dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, nga bashkëpunëtori i Drejtësisë, Adriatik Coli, i cili ka rrëfyer se kur është kthyer nga Italia në Durrës, kishte mësuar se Lulzim Berisha dhe Festim Qoli, kishin pasur një konflikt ku në sherr e sipër Festim Qoli, e ka qëlluar me armë Lulzim Berishën.

Qoli, që tashmë akuzohet nga SPAK, për vrasjen e Ervis Dedaj dhe nënës së tij, Fatmira Dedaj, rezulton të ketë dëshmuar në procesin gjyqësor që zhvillohej kundër anëtarëve të Bandës së Durrësit, duke treguar se mes Lulzim Berishës dhe vetë atij, nuk ka pasur ndonjë përplasje me armë.

Por çfarë ka treguar në atë periudhë, Adriatik Coli, i cili në cilësinë e bashkëpuntorit të vrasjeve të bëra nga anëtarët e Bandës së Durrësit dhe si bashkëpuntor Drejtësie ka treguar se:

“…kam ikur në Itali, dy ditë pas vrasjes së Ilir Koldashit, në muajin tetor 2005. Unë kam qenë bashkautor, por më pas mësova se në Itali më kishin ndjekur persona që donin të më vrisnin. Në këtë kohë kam vendosur me vullnetin tim të lirë, të kthehem në Shqipëri dhe të paraqitem para organeve të drejtësisë për të deklaruar gjithçka dija lidhur me vrasjen e Ilir Koldashit, si dhe gjithë aktivitetin kriminal të grupeve kriminale të qytetit të Durrësit, në të cilat edhe unë ka qenë pjesë…” – ka treguar Coli.

Më tej ai ka shtuar se: “…në muajin dhjetor të vitit 1997, unë u ktheva në Shqipëri, pasi më ktheu policia gjermane. Kur u ktheva në shtëpi, përballë banesës time, kishte ardhur për të jetuar një familje e re. Pjesëtar i kësaj familje ishte shtetasi Lulëzim Berisha, i moshës rreth 35 vjeç. Unë këtë shtetas e njihja. Si rezultat i fqinjësisë ne krijuam shoqëri me njëri-tjetrin, e cila u forcua akoma dhe më shumë, pasi Lulin e qëlloi me pistoletë, Festim Qoli, të cilin e thërrisnin “Feste”. Kjo ngjarje ka ndodhur në verë, ndoshta në vitin 1998, tek lokali “Xhorxhit të Nores” që ndodhet në afërsi të “Nish Gomës” së vjetër në Durrës. Nga Luli dhe persona të tjerë kam mësuar se së bashku me “Festen”, atë ditë që u qëllua Luli ka qenë edhe K.P. Të dy këto shtetas kanë qëlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qëlluar këta të dy me pistoletë, po nuk i kishte goditur. Unë kam mësuar se shkaku i përplasjes me armë midis “Festes” dhe Lulit ishte banal…” – tregon Adriatik Coli.

Nga Elton Qyno

Etiketa: Adrtiatik ColiFestim QoliLulezim Berisha

Lajme të lidhura

Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve
Aktualitet

Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve

15:25 - 09/03/26
Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares
Aktualitet

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

14:10 - 09/03/26
Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta
Aktualitet

Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

14:01 - 09/03/26
Para
DEVOLL/ 2-vjeçari piu nga shishja e rakisë, nëna: E gjeta të vdekur në dysheme

DEVOLL/ 2-vjeçari piu nga shishja e rakisë, nëna: E gjeta të vdekur në dysheme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel
Breaking Views

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26

Rangers u eleminua nga Kupa e Skocisë, pas përballjes me Celtic. Në Ibrox Stadium, vendimtare u treguan penalltitë, ndërsa gjatë...

Lexo më shumë
Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

15:45 - 09/03/26
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

15:40 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com