GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Qëndrimet diabolike të Edi Ramës, çojnë ujë në mullirin e Serbisë”

22:39 - 02/10/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qëndrimet diabolike të Edi Ramës, çojnë ujë në mullirin e Serbisë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Diplomati Flamur Gashi tha mbrëmjen e së hënës se situata në Kosovë është mjaft e tensionuar pas dështimit të sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës.

Për emisionin “Të Paekspozuarit”, Gashi tha se ende nuk është e sigurtë që Serbia i ka tërhequr trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën.

Diplomati Gashi dënoi nga ana tjetër kërkesat e Edi Ramës për konferencën e paqes për Kosovën dhe kalimin e KFOR-it, duke i cilësuar ato qëndrimi diabolike.

“Deklarata e DASH thotë se nuk jemi ende të sigurtë që forcat serbe janë tërhequr nga kufiri me Kosovën dhe bëri thirrje që të tërhiqen sa më parë.

Sot policia e Kosovës ka tërhequr forcat e saj speciale nga Bajnska dhe ka çuar aty forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Opozita serbe akuzon drejtpërdrejt Aleksandër Vuçiçin për aksionin në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër e akuzon për dështimin. Situata është mjaft e tensionuar. Janë 200 trupa të Mbretërisë së Bashkuar që do të vendosen në Kosovë. Sot eurodeputetja gjermane Viola Von Cramon ka kërkuar që të ketë trupa shtesë nga Gjermania për KFOR-in. Situata mund të precipitojë nga momenti në moment pasu Vuçiç diçka tjetër thotë dhe diçka tjetër bën.

Edhe sot KFOR-ia ka deklaruar se përgjegjës për ruajtjen e rendit në veri është Policia e Kosovës dhe duhet të marrin të gjitha masat për sigurinë në këtë pjesë.

Serbia po bën të njëjtin veprim si Rusia në Ukrainë. Vuçiçi tani të gjithë fajin ia ka kaluar Radioçiçit që e ka pranuar me dëshirë këtë rol. Të njëjtën gjë po bën në Bosnje Milorad Dodik dhe janë këta, me Putinin që kërkojnë me çdo kusht një vatër të re zjarri në Ballkan për tërheqjen e vëmendjes nga Rusia.

Nga tjetër Edi Rama me kërkesën për konferencën e paqes për Kosovën dhe kalimin e KFOR-it në veri i ka bërë me qëllim.

KFOR me Rezolutën 1244 është përgjegjës vetëm për ruajtjen e kufirit jo të rendit publik në territorin e Republikës së Kosovës dhe nëse do të ndryshohej kjo duhet të mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe pastaj do të kishim probleme të tjera me Rusinë, Kinën dhe shtete të tjera që nuk njohin Kosovën në OKB.

Këto qëndrime diabolike të Ramës jo vetëm e ulin prestigjin e Shqipërisë, por po çojnë ujë në mullirin e Serbisë, sepse kërkesa për KFOR-in në veri është kërkesë eksplicite e Vuçiç.

Në këto momente z.Rama duhet të jetë në krah të Kosovës dhe jo të Vuçiçit, kur e gjithë bota demokratike, shtetet perëndimore, shtetet anëtare të NATO-s, SHBA-të e kanë dënuar në mënyrë te fortë dhe të prerë ndërhyrjen terroriste të forcave ushtarake që kanë ardhur nga territori i Republikës së Serbisë-deklaroi Gashi, ndër të tjera.

Etiketa: GASHIRamaSerbia

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Operacioni i FNSH në Vlorë, 14 të shoqëruar nga policia

Operacioni i FNSH në Vlorë, 14 të shoqëruar nga policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com