GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Qëndruam bashkë në hotel, pastaj…”/ Flet shoqëruesja e Martinajt, figurë e njohur publike

18:40 - 26/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Qëndruam bashkë në hotel, pastaj…”/ Flet shoqëruesja e Martinajt, figurë e njohur publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej më shumë se dy javësh flitet se Ervis Martinaj është vrarë, ndërsa në ditën e 9 gushtit familja e tija ka denoncuar se ka humbur plotësisht kontaktet me të. Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme të siguruara nga policia dhe mediat rezulton se Martinaj është parë mbrëmjen e 7 gushtit 2022, në ambientet e një hoteli në plazhin e Durrësit dhe një ditë më pas, në 8 gusht 2022, imazhi i tij është parë në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”. Mijëra orë regjistrime kamerash dhe më shumë se 110 persona janë mbajtur nën përgjim nga Policia, por biznesmeni dhe i shumëkërkuari i SPAK është shfaqur vetëm në dy episodet e mësipërme.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se krahas familjarëve, hetuesit po marrin në pyetje edhe të gjithë personat të cilët mund të kenë të dhëna për lëvizjet e fundit të 40 -vjeçarit në kërkim ndërkombëtar, përpara se ai të shkëpuste kontaktet me familjen e tij dhe fati i tij të mbulohej nga misteri. Pas arrestimit të agjentit të Forcës së posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi shoqëronte Martinajn, me qëllim që ky i fundit t’i shpëtonte aksioneve të policisë, prokurorët kanë rënë në gjurmët e një vajze, e cila ndodhej në shoqërinë e të shumëkërkuarit para ditë përpara se familjarët të trokisnin në dyert e policisë dhe të kërkonin ndihmë.

Vajza,  është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka pranuar se kishte që nga muaji janar i këtij viti që shoqërohej me të shumëkërkuarin, me të cilin sikurse deklaron ishte njohur përmes rrjeteve sociale. “Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet”, shpjegon vajza. Ajo thotë se tentoi me çdo kusht të lidhej me Martinajn, por nuk mundi dot. Për këtë shkak të nisur të shqetësohet dhe ka marrë kontakte me persona, që kishin dijeni për të, por nuk ka mësuar asgjë për fatin e 40-vjecarit. E reja shprehet se nuk e kishte idenë se me ke ishte përplasur Martinaj dhe për cilët arsye, ndërsa thekson se ai asnjëherë nuk i shprehte shqetësim, apo rrëfente ndonjë ngjarje që lidhej me të.

Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, tregoi gazetarja. Zhdukja e njeriut që në Shqipëri, konsiderohet si “Mbreti i Lojrave të Fatit”, tashmë ka hyrë në spiralen e çështjeve paralele të hetuara pa rezultat nga prokuroria Shqiptare, si ajo e Eduard Belegut, Irena Selit, Remzi Hoxhës, Kleanthi Koçit, Albano Xhaferaj, Elvis Troqes, Leonard Mehmetit, Agron Molla, Gëzim Hysaj.

Përsa i përket vendit në Durrës, mësohet se Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik. Biznesmeni, i shoqëruar nga një vajzë nga qyteti bregdetar me të cilën kishte lidhje intime dhe figurë shumë e njohur publike, kanë hyrë në ambientet e hotelit në orën 21:15. Regjistrimi është bërë nga agjenti i Operacionales Jeton Lami. Pamjet e kamerave veç Ervis Martinajt nxorën zbuluar dhe agjentin e Policisë Shqiptare, 28 vjeçarin që sot akuzohet për shpërdorim detyre. Jeton Lami jo vetëm që nuk ka njoftuar eprorët ose të bënte prangosjen e të shumëkërkuarit nga SPAK, por e ka shoqëruar atë me një mjet luksoz Audi A8 në Hotel Adriatik në Durrës.

Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Endrit Dokles. anëtar ky i një grupimi në Durrës dhe Tiranë, që njihet si “banda e Durrësit”.

 

 

 

Etiketa: DëshmiErvis MartinajKryesore1shoqerueseVajza

Lajme të lidhura

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Para
Fushata e pazakontë, gratë duhet të notojnë ‘topless’ në pishina, lufton seksualizimin e tyre…

Fushata e pazakontë, gratë duhet të notojnë ‘topless’ në pishina, lufton seksualizimin e tyre…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua në pikën e pagesës ‘La Turbie’ në autostradën A8, ndërsa drejtonte makinën e tij. Bagazhi...

Lexo më shumë
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com