GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qentë ngordhin për ushqim, Veliaj vjedh tenderin 240 MLN lekë për “Strehëzën”

11:26 - 02/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Qentë ngordhin për ushqim, Veliaj vjedh tenderin 240 MLN lekë për “Strehëzën”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, rrjep para edhe nga fondet për kafshët endacake. Nuk ka rëndësi se qentë dhe macet popullojnë koshat e plehrave, Lali Eri krijon një “realitet” të ri me kafshët që janë vendosur në “Strehëzën” e ngritur nga bashkia.

Erion Veliaj shpenzoi miliona lekë në maj të këtij viti për një qendër për strehimin e kafshëve endacake. Në një dalje për mediat për “prerje shiriti” Lali Eri tha se aty do të mbahen 1000 qen, të cilët do ushqehen nga kjo strehëz dhe do të marrin edhe trajnime veterinare.

Maj 2023, Veliaj prezantoi Strehëzën Veterinare

 

Tashmë ka nisur tenderin për ushqimin e banorëve të strehëzës, që po e përdor për të çuar fondet tek miqtë e tij biznesmenë. Më datë 29 gusht 2023, Veliaj ka autorizuar  tenderin me objekt “Blerje materiale dhe ushqim për nevoja të Strehëzës Veterinare”, i cili është një abuzim nga fillimi në fund. Më poshtë do të rendisim disa fakte që ngrenë dyshime nëse këto para do të shkojnë vërtetë për të blerë ushqimet për qentë.

Së pari, kontrata është nënshkruar në kundërshtim me ligjin mbi prokurimet. Për riskun e korrupsionit që kërcënon fondin, monitoruesi Open Data e ka vlerësuar me “Red Flag”.

Gara për tenderin është shpallur në 4 gusht 2023 dhe është paraqitur vetëm një ofertë, nga bashkimi  i operatorëve  “M E T A N I” & MILIFAR”.

Më datë 21 gusht 2023 është mbyllur afati i ofertave dhe pa humbur kohë, Veliaj ka shpallur fituese kompaninë e vetme të paraqitur. Pra, nuk ka pasur konkurrencë, por një kontratë dhuratë.

“M E T A N I” sh.p.k. & “MILIFAR” sh.p.k. janë dy komani që shpesh bashkëpunojnë për të marrë pjesë në tenderë, sepse në fakt janë në pronësi të të njëjtit biznesmen, Albert Metani.

Me këto dy emra Metani ka përfituar shpesh fondet e prokuruara nga Policia e Shtetit për ushqimin e qenve. Po ashtu ka marrë fonde nga Bashkia Tiranë, ku Lali Eri i paguan tendera për t’i vrarë mizat dhe mushkonjat që e bezdisin në zyrë.

Diciturë: Pronari i kompanisë fituese të tenderit Albert Metani

 

Qentë në strehëz po ngordhin

Një muaj më parë Gijotina.com tregoi se gjendja në strehëzën e qenëve është shumë më ndryshe nga se e tregon Veliaj, pasi kafshët atje po ngordhin për ujë dhe ushqim. Animal Rescue Albania ka publikuar një video në rrjetin social Fcebook, ku duket se si qentë vuajnë nga uria dhe mungesa e ujit, ndërsa për trajtime veterinare as që bëhet fjalë.

Foto nga qendra, 29 korrik 2023

 

“Kjo është gjendja katastrofike në të cilët mbahen qentë në strehën e Bashkisë së Tiranë. Atje ku tashmë kasapët veteriner të Bashkisë kanë marrë licencë për të vazhduar për të vrarë qentë e kryeqytetit.

Më parë e bënin fshehtas duke i ngulur gjilpëra me acid në zemër tani e bëjnë duke i lënë të paushqyer e pa kujdes mjekësor qentë e gjorë që vdesin nëpër kafazë të mbuluar nga feçet e tyre e mizat që i hanë të gjallë”, shkruhet në postimin  e organizatës.

Deri më sot nuk ka patur asnjë reagim nga Bashkia Tiranë, po tani është kujtuar të blejë ushqim! Ende nuk dihet, nëse vërtetë do të realizohet ky plan, pasi tenderi i ushqimit ka nisur me korrupsion dhe dihet synimi i Lali Erit që bën gjithçka për të fituar para!

Lexo edhe: Veliaj vret qentë endacak, i lë pa ujë e ushqim në strehëz

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Albert MetaniErion VeliajqentëSTREHEZA VETERINAREtender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Sylvinho: Ja pse nuk e grumbullova Abrashin, strategjia ndaj Çekisë dhe Polonisë

Sylvinho: Ja pse nuk e grumbullova Abrashin, strategjia ndaj Çekisë dhe Polonisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia
Aktualitet

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër...

Lexo më shumë
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë

Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë

21:30 - 16/03/26
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

21:13 - 16/03/26
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

20:43 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com