GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qesharake/ Ujësjellësi i Veliajt i kërkon kompanisë në tender xhiron e vitit kur nuk ekzistonte

22:02 - 11/01/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Qesharake/ Ujësjellësi i Veliajt i kërkon kompanisë në tender xhiron e vitit kur nuk ekzistonte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në shumë tender të institucioneve të cilat janë paraqitur me risk, shpeshherë na është dashur që të shohim kritere nga më të çuditshme për kompanitë garuese, me qëllim që tenderi të shkojë tek kompanitë klienteliste ose që janë miq të drejtuesve të institucioneve. E njëjta gjë ka ndodhur në një tender të Drejtorisë të Ujësjellësit të Tiranës.

Tenderi i hapur nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, mban numrin e referencës REF-16778-12-30-2021, për blerje maskash dhe dizinfektues në kuadër të masave për parandalimin e COVID-19. Ky tender ka pasurfondin limit prej 3.000.000 lekë të reja, ose rreth 30 milionë lekë të vjetra dhe në të kanë marrë pjesë 3 kompani,  “Mega Plast ” sh.p.k., “Infosoft” sh.p.k dhe “C.C.S. Office” sh.p.k.

Fituese është shpallur kompania Infosoft” sh.p.k, ndërsa dy të tjerat janë skualifikuar. Arsyeja e skualifikimit të kompanisë “Mega Plast ” sh.p.k është përtej qesharakes. Në ankesën që ka mbërritur në pranë  Entit Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, nga ana e kompanisë “Mega Plast ” sh.p.k, thuhet se është skualifikuar me arsyen nuk ka paraqitur bilancin dhe xhiron e vitit 2014. Ndërkohë, kompania në fjalë është themeluar 25.03.2015, vit për të cilin ka paraqitur edhe dokumente. Pra, kompanisë i është kërkuar që të paraqes bilancin e vitit që nuk ka ekzistuar.

Arsyen absurde të skualifikimit, e ka marrë parasysh edhe Komisionit të Prokurimit Publik, i cili e ka rrezuar vendimin dhe i ka dhënë të drejtë kompanisë “Mega Plast ” sh.p.k.

Por ajo që i ka shtyrë nismëtarët e këtij tenderi që të shkojnë në këtë arsye absurde për të skualifikuar “Mega Plast ” sh.p.k, mund të jetë arsyeja se ka paraqitur ofertën më të ulët nga dy kompanitë e tjera. Sipas dokumenteve,  “Infosoft” sh.p.k. ka paraqitur ofertën  979,557 lekë të reja pa tvsh dhe është shpallur fituese, “C.C.S. Office” sh.p.k. ka paraqitur ofertën më të lartë prej 1,078,369 lekë të reja pa tvsh skualifikuar dhe “Mega Plast ” sh.p.k. ka paraqitur ofertën prej 968,580 lekë të reja dhe është skualifikuar.

Kjo metod të bën të mendosh që kompania fituese mund të ketë qenë e paracaktuar dhe oferta e shoqërisë “Mega Plast ” sh.p.k. u ka prishur “parashikimin”. Për këtë i vunë një arsye qesharake që tenderi të shkojë në “destinacionin” ku ishte nisur.

Gijotina.com

Etiketa: ekzistonErion Veliajkompaniakryesore2qesharaketenderujesjellesivitixhiro

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Surprizon Monika, i vë vulën raportit me Ilirin

Surprizon Monika, i vë vulën raportit me Ilirin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com