GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Mos prisni asgjë nga kjo qeveri’, Xhixho: Prioriteti i Ramës janë aferat, jo shëndetësia publike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Progres-Raporti i BE, Xhixho: Nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një postim në rrjete sociale, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon situatën në Spitalin e Traumës, duke deklaruar se 8 salla kirurgjikale vijojnë të jenë jashtë funksionit, ndërsa i gjithë spitali punon me vetëm dy salla.

Xhixho akuzon qeverinë se, për shkak të tenderave dhe asaj që ajo i cilëson si afera korruptive, pacientët po përballen me vonesa në marrjen e shërbimit dhe po detyrohen t’u drejtohen spitaleve private.

Deputetja ngre shqetësimin veçanërisht për pacientët me trauma dhe ata që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente, ndërsa e lidh situatën me politikat e qeverisë në shëndetësi dhe përmend edhe çështjen e KAYO-s si shembull të asaj që ajo e quan “aferë korruptive”.

Postimi i plotë:

Sot jam në Spitalin e Traumës dhe, siç kam denoncuar muaj më parë, ende sallat kirurgjikale janë jashtë funksionit.

I gjithë Spitali i Traumës punon me vetëm 2 salla kirurgjikale.

Pacientë që presin dhe mjekë që nuk japin dot shërbim, ndërsa asnjë masë nuk merret.

Sepse tenderat dhe vjedhjet që bën kjo qeveri bëjnë që, edhe pas 1 viti që ka filluar rikonstruksioni, ende të mos jenë në funksion 8 salla kirurgjikale.

Dhe nga ajo që pashë, do të duhen edhe 6 muaj deri në 1 vit që të vihen në funksion të plotë.

Dhe çfarë bën kjo situatë?

Që pacientët t’i drejtohen privatit, klient të qeverisë, dhe të mos marrin shërbimin falas që propagandohej nga qeveria.

Por a mund të presë një i aksidentuar?

A mund të presë pacienti me traumë?

A mund të presë një pacient që ka nevojë për ndërhyrje ortopedike?

Vetëm në shtetin e Edi Ramës duhet të sëmuremi dhe të shërohemi kur thotë kjo qeveri.

Sepse prioritet për këtë qeveri janë aferat korruptive, si ajo e KAYO-s, që do të bëhet në shëndetësi për të monopolizuar sektorin farmaceutik, dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve.

Ndaj, qytetarë të nderuar, mos prisni më asgjë nga kjo qeveri, sepse çdo hallkë e këtij sistemi ka dështuar.

 

Etiketa: aferaRamaXhixho

Lajme të lidhura

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari
Aktualitet

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!
Aktualitet

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Para
Arrestimi i  kreut të SHISH, Demokratët Europianë bëjnë apel: Drejtësia të veprojë pa ndërhyrje!

Arrestimi i kreut të SHISH, Demokratët Europianë bëjnë apel: Drejtësia të veprojë pa ndërhyrje!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com