GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Qeveria 1.1mld euro dëm buxhetit”, PL: SPAK të nisë hetimet!

14:39 - 23/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Partia e Lirisë: Qeveria Rama po zhyt thellë e më thellë shqiptarët në ankthin e varfërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një komunikim për mediat tha se KLSH në komunikim e fundit ka treguar qartë grabitjen dhe korrupsionin të kryer nga qeveria Rama.

Sipas saj, qeveria që grabit 1 miliardë euro vetëm për 11 muaj, nuk ka para për të mbështetur studentët dhe rrogat e pedagogëve, prandaj i kërkon SPAK të nisë menjëherë hetimet.

Deklarata e plotë:

Kontrolli i Lartë i Shtetit i vë vulën korrupsionit dhe grabitjes së fondeve publike nga Qeveria e Edi Ramës.

Shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve, kalon shifrën 1 miliardë euro, vetëm për periudhën janar-nëntor 2022.

Tashmë çdo gjë është provuar me dokumente dhe fakte nga KLSH-ja dhe përgjegjësia që bie mbi Qeverinë, është shumë e rëndë dhe e pakapërcyeshme.

Shkaqet kryesore të këtij dëmi kaq të madh ekonomik janë:

Së pari, mosrealizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve dhe së dyti shkelje të rënda të disiplinës financiare, në administrimin e të ardhurave.

Në buletinin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton që ky dëm për të dy zërat të jetë 122 miliardë lekë (mbi 1 miliardë euro), 38% e të cilës vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet dhe pjesa tjetër nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave.

KLSH ka zbuluar shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në vlerën 47 miliardë lekë, ku tatim-taksat janë 45 miliardë, doganat 846 milionë dhe shit-blerje e dhënie me qira e pasurisë shtetërore 421 milionë lekë.

Lexo edhe: KLSH për auditimet: Dëmi ekonomik në Shqipëri 1 miliard euro

Ndërkohë KLSH ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë, nga të cilat 53 miliardë lekë janë si rezultat i keqmenaxhimit të fondeve të programuara dhe realizimit të procedurave të prokurimit publik në shkelje të legjislacionit.

Qeveria që grabit 1 miliardë euro vetëm për 11 muaj, nuk ka para për të mbështetur studentët dhe rrogat e pedagogëve.

Një situatë e tillë imponon një veprim të shpejtë dhe shumë të rreptë nga ana e drejtësisë. SPAK dhe prokuroritë duhet të fillojnë hetimet e thelluara dhe të çojnë përpara drejtësisë shpërdoruesit e mbi 1 miliardë eurove nga taksat e shqiptarëve.

Çdo ditë që Edi Rama dhe Qeveria e tij qëndrojnë në pushtet do të thotë vetëm vjedhje dhe grabitje e gjakut dhe djersës së qytetarëve.

Etiketa: PLqeveriaRamaSpak

Lajme të lidhura

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
Masakroi vjehrrën me thikë, nusja në Dibër dënohet me 25 vite burg

Masakroi vjehrrën me thikë, nusja në Dibër dënohet me 25 vite burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa...

Lexo më shumë
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com