GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shteti dështon në menaxhimin e të ardhurave, dëmi arrin në miliona euro

14:46 - 08/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Shteti dështon në menaxhimin e të ardhurave, dëmi arrin në miliona euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Keqmenaxhimi i taksave të shqiptarëve vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në Shqipëri, ku institucionet nuk tregojnë përgjegjshmëri në mirë administrimin e tyre. Ky fakt pranohet edhe nga vetë Ministria e Financave në dokumentet shoqëruese  të buxhetit faktik 2022.

Në raportin mbi Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme për vitin 2022 janë konstatuar me dhjetëra shkelje nga vetë institucionet publike duke çuar në një dëm prej 406 milionë lekë.

Sipas Ministrisë së Financave përgjatë vitit të kaluar, ka patur rritje të parregullsive.

“Ka një tendencë në rritje të rasteve të identifikuara për dyshim të parregullsive dhe keqmanaxhimit /keqadministrimit financiar nga strukturat e auditimit të brendshëm”, thuhet në raport.

Ky fenomen negativ nxjerrë në pah strukturën e dobët të kontrollit dhe ndëshkimit nëpër institucione ku ligjet shkelen, ndërkohë që vetë qeveria është e pafuqishme për të disiplinuar administratën. Pyetja që ngrihet në këtë rast është:-“Kush përgjigjet për abuzimin me taksat e shqiptarëve?

Praktikisht askush nuk po përgjigjet përderisa abuzimi nuk ka të ndalur, dhe nga ana tjetër askush nuk po i mbron taksat tona.

Dëme kolosale në taksa

Struktura e dëmit ekonomik të shkaktuar identifikon peshën specifike më të madhe në sistemin e tatim-taksave dhe doganave rreth 41.2%, rreth 25.5% të specifikuara tek të tjera sipas fushave të përgjegjësisë së njësisë publike dhe 9.1% në sistemin e pagave, shpërblime, trajtime, komisione;.

Në shifra më konkrete, sipas Ministrisë së Financave 167.2 milionë lekë është dëmi financiar i shkaktuar vetëm nga tatimet, taksat dhe nga dogana. Më pas janë koncesionet që po gllabërojnë tatimet tona, pasi efekti financiar negativ për vitin e kaluar nga keq administrimi i tyre është 28.1 milionë lekë sipas ministrisë, më pas është keqmenaxhimi i privatizimeve apo pasurive të dhëna me qira me 20.8 milionë lekë dëm, për të vijuar me prokurimet dhe investimet me dëm prej 20.7 milionë lekë apo administrimi i pronave dhe i pasurive prej 20.1 milionë lekë.

 

Pasi identifikon këtë abuzim, Ministria e Financave ngre shqetësimin për një dështim të këtyre institucioneve në menaxhimin e fondeve publike.

“Ky tregues tërheq vëmendjen se perfomanca e subjekteve ku është identifikuar shkelja është e dobët dhe se sistemet e menaxhimit financiar dhe kontrollit paraqesin risk të lartë të dështimit për përdorimin me efektivitet, ekonomi dhe eficence te fondeve publike”, thuhet ndër të tjera në raport.

Shtohet numri i institucioneve në shkelje

Sipas raportit gjatë vitit 2022, në total janë raportuar në 11 njësi shpenzuese për raste të dyshuara të parregullsive dhe shkeljeve te rënda (5 raste më shumë se një vit më parë), të cilat në gjykimin profesional të audituesve janë dërguar për investigim të mëtejshëm tek Titullari përkatës për ndjekje nga Drejtoria e Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe në institucione të tjera: 2 raste Ministria e Brendshme, 3 raste Ministria e Kulturës, 1 rast Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 1 rast Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 1 rast Instituti Sigurimeve Shoqërore (Prokurorisë së Rrethit Shkodër), 1 rast Posta Shqiptare sha (Prokurorisë së Rrethit Tropojë) dhe 2 subjekte auditimi nga Universiteti Mjekësisë Tiranë.

Problematikat më të mëdha të konstatuara në institucionet me shkelje financiare, kanë të bëjnë me mungesë kapacitetesh profesionale, nuk kanë një regjistër risku, apo ndjekin procedura jo efektive.

Prokurimet, institucionet favorizuan kompanitë

Akuzat për favorizim të kompanive nëpër tendera të caktuar, apo edhe paracaktim i fituesve për garat që hapin institucionet nuk kanë të mbaruar në vitet e fundit, dhe që kanë kulmuar më së shumti me tenderat e pandemisë apo të rindërtimit.

Vetë Ministria e Financave thotë se në prokurimet publike ka pasur probleme në përllogaritjen e fondit limit si dhe në disa raste ka pasur favorizim të kompanive për blerje të caktuara.

“Gjetjet kryesore në sistemin e prokurimeve evidentohen në, mos ndjekjen e të gjithë hapave ligjorë për blerjet me vlera të vogla, si dhe favorizimi në disa raste të blerjeve të të njëjtit operator ekonomik;  Përllogaritje e pa argumentuar e fondi limit, si bazë për fillimin e procedurave të prokurimit;  Nënshkrim të kontratës duke ndryshuar kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit me të cilat është shpallur fitues subjekti”, thuhet në raport.

Ndërsa sa i takon koncesioneve është identifikuar mos respektimin e kushteve të marrëveshjeve lidhur me garancitë financiare të marrëveshjeve. Mungesën e monitorimit të zbatimit të kontratave koncesionare që janë në fazën e ndërtimit ose kanë hyrë në fazën e shfrytëzimit dhe mos monitorimin e veprimtarisë së sektorit të oponencës teknike.

Rasti më flagrant i abuzimit ishte ai i koncesioneve të inceneratorëve, ku zyrtarë të lartë përfunduan pas hekurave dhe të tjerë janë në kërkim.

Shkelje të shumta janë konstatuar edhe në rastin e administrimin e pronave dhe pasurive shtetërore. Prej vitesh tanimë shteti nuk është i aftë të ndërtojë regjistrin e pronave që ka nën juridiksion. Nuk i ka të plota transaksionet që bën, mungojnë procesverbalet për marrjen në dorëzim të produkteve të blera, po ashtu evidentohen probleme me transferimin e aseteve, duke mos zbatuar aktet nënligjore në fuqi.

KLSH përgënjeshtron shifrat, dëmi është kolosal

Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga parregullsitë dhe shkeljet e institucioneve publike arrin deri në mbi  milionë euro.

Keqpërdorimi i pasurive shtetërore është shkelja më e madhe e konstatuar nga KLSH, ku dëmi në këtë fushë arrin në 17.8 miliardë lekë, vetëm si pasojë e parregullsive në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore.

Në vend të dytë për shkeljet më të mëdha renditet shpenzimet për investime, me një efekt financiar negativ bë vlerën e 12 miliardë lekëve.

KLSH raporton se përgjatë vitit të kaluar janë bërë 5,420 rekomandime, ndërto janë,  52 propozime për përmirësime ligjore; 3,283 masa organizative; 1,047 masa disiplinore dhe administrative, 352 masa për shpërblim dëmi dhe 686 masa për dëmin e shkaktuar në buxhet.

Lexo edhe: Dokument/ Ja si qeveria do të vjel edhe 160 mln € shtesë në vit nga taksa pronës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: demdeshtimekonomiqeveriashtetuite ardhuravjehdje

Lajme të lidhura

Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt
Breaking Views

Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt

18:09 - 18/07/25
Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv
Breaking Views

Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv

10:06 - 17/07/25
Karathano ia gjen anës edhe Albanës, për 2 muaj 1.6 miliardë lekë tendera me porosi
Breaking Views

Karathano ia gjen anës edhe Albanës, për 2 muaj 1.6 miliardë lekë tendera me porosi

16:49 - 16/07/25
Para
Salianji: Basha ndër më negativët, po mban peng PD-në

Salianji: Basha është si Aleks Xinxa, mbështes protestat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo
Opinion

Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo

00:07 - 19/07/25

Nga Altin Kreka Beteja trupëruse për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria Bëhet”, mes dajës së Endri Shabanit apo “tezes”...

Lexo më shumë
Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetën 54-vjeçari

00:01 - 19/07/25
“Mbushet kupa” tek Interi, eliminimi në Kupën e Italisë rezulton fatal për Asllanin

Merkato/ Fiorentina e hapur për Asllanin, Pioli kërkon transferimin e mesfushorit të Kombëtares

23:00 - 18/07/25
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmon SHBA-të, do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Urdhri i Trump për shkurtim të ndihmave amerikane në botë miratohet me 216 vota pro

22:18 - 18/07/25
“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

22:09 - 18/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com