GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria do të ulë me 24% huamarrjen në tregun e brendshëm gjatë vitit 2023

07:44 - 26/10/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria do të ulë me 24% huamarrjen në tregun e brendshëm gjatë vitit 2023
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare do të ulë ndjeshëm huamarrjen në tregun e brendshëm financiar për vitin e ardhshëm. Sipas projektbuxhetit të vitit 2023, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuara për t’u financuar në tregun e brendshëm është 25 miliardë lekë, 24% më pak krahasuar me projeksionin e vitit 2022, bazuar në aktin e fundit normativ.

Ulja e huamarrjes së brendshme është e lidhur, në radhë të parë, me parashikimin në ulje të deficitit buxhetor. Për vitin 2023, deficiti i buxhetit parashikohet në vlerën e 55.5 miliardë lekë, në rënie me pothuajse 34% krahasuar me planin e këtij viti. Në terma realë, deficiti pritet të bjerë në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 4.1% për vitin 2022. Ulja e huamarrjes së re pritet të lehtësojë kërkesën mbi tregun e brendshëm financiar, në një periudhë kur yield-et e instrumenteve të borxhit po rriten me ritme shumë të shpejta.

Inflacioni i lartë dhe rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë kanë bërë që invetitorët të kërkojnë norma gjithnjë e më të larta për të financuar borxhin e qeverisë dhe kjo tendencë është veçanërisht e theksuar në instrumentet e borxhit afatshkurtër. Në ankandin e fundit të bonove me maturim 12 mujor, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 5.26%. Krahasuar me një vit më parë, yield-i mesatar i bonove 12 mujore është rritur me pothuajse 3.6 pikë përqindjeje.

Megjithëse huamarrja e re pritet të ulet, Ministria e Financave pret një rritje të ndjeshme të shpenzimeve për interesat e borxhit të brendshëm vitin e ardhshëm. Sipas projektbuxhetit, pritet që shpenzimet për interesa të arrijnë në 34.3 miliardë lekë, në rritje me 25% krahasuar me vitin 2022. Gjithashtu, Ministria e Financave ka parashikuar edhe një fond kontigjence për risqet e lidhura me huamarrjen në vlerën e 4.9 miliardë lekëve.

Ulja e huamarrjes së brendshme mund ta zbusë disi kërkesën mbi tregun e brendshëm financiar dhe të ndikojë në një zbutje të rritjes së shpejtë të yield-eve. Një arsye që e ka nxitur edhe më shumë rritjen e yield-eve këtë vit ka qenë edhe mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës në ankandet e instrumenteve të borxhit. Në shumë raste, kërkesa e investitorëve ka qenë më e ulët se shumat e ofruara për shitje nga qeveria shqiptare. Kjo ka rezultuar në mosplotësim të shumës së planifikuar të huamarrjes, por edhe në rritjen e yield-it mesatar.

Sipas Ministrisë së Financave, gjatë vitit 2023 në tregun e brendshëm, nëpërmjet titujve afatshkurtër kryesisht do të synohet rifinancimi i titujve ekzistues, si dhe menaxhimi i nevojave për likuiditet. Ndërkohë, nëpërmjet titujve afatgjatë do të synohet të realizohet huamarrja e re e planifikuar.

Marrë nga Monitor.al

Etiketa: huaMinistria e Financave

Lajme të lidhura

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve
Breaking Views

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

18:39 - 09/03/26
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet
Breaking Views

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

15:45 - 09/03/26
Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj
Aktualitet

Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

10:40 - 07/03/26
Para
Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ VOA: Të pandehur dy ish-drejtuesit më të lartë vendor në Lezhë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ VOA: Të pandehur dy ish-drejtuesit më të lartë vendor në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com