GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Qeveria e boshatisjes”/ Tritan Shehu përplaset me Kumbaron: Një plan djallëzor, nuk është rastësi

21:53 - 03/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qeveria e boshatisjes”/ Tritan Shehu përplaset me Kumbaron: Një plan djallëzor, nuk është rastësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga foltorja e Kuvendit deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu u shpreh se kabineti i kryeministrit Edi Rama do të njihet vetëm me një emër: Qeveria e shpopullimit të Shqipërisë.

Shehu: Qeveria e boshatisjes së Shqipërisë. Një plan djallëzor, nuk është rastësor. Kryeministri juaj mendon të sundojë dhe për të sunduar nuk i duhen më shumë se 800 mijë shqiptarë. Është një plan për të mbushur vendin me të ardhur nga lindja. Turp i botës. Një shembull konkret dhe real është Gjirokastra, të cilin ju e keni shpopulluar në mënyrën më të keqe. Qarku i Gjirokastrës ka vetëm 41% banorë të atyre që janë të regjistruar. Është ulur 50% numri i banorëve në atë qark, e dini që po shkretohet. E dini ju që kudo ka vetëm tabela shitet apo jepet me qira. Pse? Se ju e zbrazët, i përzutë njerëzit. Po e zhvishni Gjirokastrën, po e shkatërroni për interesat tuaja. Keni një program dhe plan që e keni për gjithë Shqipërinë.

Deputetit Shehu iu përgjigj ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro e cila tha se Gjirokastra është  vizituar nga një numër rekord turistësh.

Kumbaro: Nuk ka gjirokastrit që nuk do vinte buzën në gaz duke dëgjuar broçkulla nga kjo foltore, sikur për fat të keq na ndodh të dëgjojmë. Të flasësh për Gjirokastrën dhe të thuash broçkulla, është të gajasësh gjithë qafën e pazarit dhe të gjitha hotelet e Gjirokastrës që nuk i kishit parë deri në vitin 2013 as në ëndrrat më të bukura sepse e kishit kthyer në ëndrrën më të keqe. Shkoni sot në Gjirokastër. Futuni sot në booking se sa oferta dhe sa struktura bujtëse ka. Kjo tregoi se çfarë vitaliteti kanë gjirokastritët. Sot Gjirokastra është një model i bukur i asaj që është Shqipëria në turizëm. Është një hartë turistike që pa frikë ke 10 ditë për të bërë shumë gjëra dhe nuk të dalin. Gjirokastra është plot e përplot e mbushur me turistë. Si mund të flisni për Gjirokastrën me një mllef të tillë. Ajo vazhdon të jetë një atraksion.Si i thonë atij llafi, që qentë le të lehin, karvani ecën përpara. Edhe Gjirokastra vetëm përpara do të ecë.

Etiketa: kuvendMirela KumbaroTritan Shehu

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
“Erdogan nuk na jep dot urdhra”/ Rama flet për mbylljen e kolegjit turk: Ka shkelje të ligjit

“Erdogan nuk na jep dot urdhra”/ Rama flet për mbylljen e kolegjit turk: Ka shkelje të ligjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Lexo më shumë
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com