GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Qeveria e re amerikane, emrat e përfolur

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump paralajmëron: Ata që do mashtrojnë në zgjedhje do të dënohen me burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administrata e presidentit amerikan të zgjedhur po merr gjithnjë e më shumë formë. Donald Trump ka emëruar senatorin nga Florida, Marco Rubio, për Sekretar të Shtetit të Shteteve të Bashkuara. Kështu shkruan “New York Times”.

Rubio u zgjodh në Senat në vitin 2010 dhe ka qenë gjithmonë aktiv në politikën e jashtme, duke mbajtur qëndrime të ashpra ndaj Kinës dhe Iranit në veçanti. Për luftën në Ukrainë, ai deklaroi së fundmi se nevojitet një “përfundim”. Pavarësisht se u lakua si zëvendëspresident, senatori i Floridas i qëndroi besnik Trump dhe mbajti disa mitingje në favor të tij. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara ka vendosur të emërojë kongresmenin republikan Mike Waltz nga Florida si këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare.

Waltz në të kaluarën ka kritikuar ashpër aktivitetin kinez në Azi-Paqësor dhe ka shprehur nevojën që Shtetet e Bashkuara të përgatiten për konflikte të mundshme në rajon. CNN, duke cituar dy burime të mirëinformuara, raporton se Trump do të nominojë Kristi Noem, guvernatoren e Dakotës së Jugut, në postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare. Mediat e konsiderojnë atë një figure besnike të Trump, ndërsa në dorë do të ketë gjithçka, nga Doganat dhe Mbrojtja e Kufijve të SHBA-së te Emigracioni dhe Doganat, e deri tek Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Sekret Amerikan.

Noem kishte qenë gjithashtu në listën e ngushtë të Trump për postin e zëvendëspresidentit, por ishin zbulimet e saj për vrasjen e qenit të gjuetisë, Cricket, që i kushtuan asaj postin në fjalë. Lee Zeldin është përzgjedhur si shef i Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit. Sakaq, i ashtëquajti “cari i kufirit, Tom Homan, që do të jetë në drejtim të sigurisë kufitare, u shpreh i gatshëm për të nisur fushatën e dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm. Madje tha se do t’i ndjekë ata kudo që janë, edhe në vendet e punës. Sakaq, republikanët po shkojnë drejt marrjes së kontrollit të plotë të Kongresit dhe pas Senatit mund të zotërojnë dhe maxhorancën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Etiketa: Donald TrumpTrump

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
“Egnatia Arena” drejt rikonstruksionit të plotë për Europianin U-17 2025 në Shqipëri

“Egnatia Arena” drejt rikonstruksionit të plotë për Europianin U-17 2025 në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë
Breaking Views

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26

Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, është shprehur se 28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua në...

Lexo më shumë
AFP: “Zvërneci” kthehet në revoltë kundër korrupsionit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

AFP: “Zvërneci” kthehet në revoltë kundër korrupsionit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

14:00 - 25/10/26
“Kriminelë, të paditur”, Rama pa frena, sulmon protestuesit: “Lëndimi i i 28-vjeçarit…”

“Kriminelë, të paditur”, Rama pa frena, sulmon protestuesit: “Lëndimi i i 28-vjeçarit…”

13:32 - 25/10/26
“Kush e do atdheun derdh gjakun për një agim…” – Reagimi i këngëtares Jonida Maliqit pas dhunës policore

“Kush e do atdheun derdh gjakun për një agim…” – Reagimi i këngëtares Jonida Maliqit pas dhunës policore

13:06 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com