GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qeveria falsifikon Thesarin, KLSH: 74 mld lekë dëme nga manipulimi i koncesioneve

18:29 - 23/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria falsifikon Thesarin, KLSH: 74 mld lekë dëme nga manipulimi i koncesioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me institucionet e tjera kanë bërë kërdinë me vjedhje duke  falsifikuar të dhënat e Thesarit të Shtetit. Nga një auditim të kryer për periudhën janar-dhjetor të vitit që  lamë pas, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka  evidentuar një sërë manipulimesh që janë bërë në Thesar, nga manipulimet dhe mos regjistrimet e plota të të dhënave nga institucionet si MFE, APP, Bashkia Tiranë, ARRSH dhe të tjerë.

Problematika kryesore është se institucionet nuk kanë regjistruar të dhënat apo nuk kanë dorëzuar faturat në thesar brenda afatit të përcaktuar. Ndërsa ka dhe shumë raste ku të dhënat në thesar me të dhënat e regjistruara në institucion nuk përputhen.  Ajo që bie në sy është se rekord shkeljesh regjistron Bashkia Tiranë.  KLSH tregon në raport se ky institucion ka dorëzuar jashtë afati mbi 2500 fatura dhe ka shkaktuar një dëm prej më shumë se 2 milionë lekësh.

“Ndër institucionet më problematike përmendim Bashkinë Tiranë me 2542 fatura të dorëzuara jashtë afatit ose 7.7 % e totalit të rasteve të konstatuara. Një vlerë e konsiderueshme dhe me risk rezulton diferenca prej 2,896,917 mijë lekë midis raportimit të pagesave dhe pagesave sipas të dhënave nga SIFQ për Bashkinë Tiranë”, thuhet në raport.

Abuzimet me të dhënat  e koncesioneve

Pas Bashkisë Tiranë, institucioni që ka manipuluar në masë të dhënat dhe ka shkaktuar miliarda lekë humbje është Agjencia e Prokurimit Publik.  Sipas raportit mbi 24 mijë kontrata janë në shkelje të ligjit, pasi nuk janë regjistruar vlerat e tyre pranë thesarit, ose janë dorëzuar në shkelje të afatit. KLSH konstaton se për këto 24 mijë kontrata i janë shkaktuar buxhetit të shtetit plot 74 miliardë lekë dëme.

“Në SIFQ gjatë vitit 2020, rezultojnë 743 rekorde unike të dokumentit urdhër-prokurim me vlerë totale 74 miliard lekë, nga rreth 24 mijë kontrata të regjistruara gjatë vitit 2020 (referuar regjistrit të kontratave), pasi njësitë ekonomike, me ose pa akses në SIFQ, nuk regjistrojnë në çdo rast pranë degëve të thesarit urdhër-prokurimet para fillimit të procedurave në APP”, thuhet në raport.

Borxhet që shtohen

KLSH konstaton se si shkak i këtyre manipulimeve të të dhënave, në vitin që lamë pas janë rritur ndjeshëm detyrimet e prapambetura, konkretisht janë shtuar me 1,893,179 mijë lekë.  Ndërsa theksohet se, pas Drejtorisë së Tatimeve vlerën më të lartë të borxhit e regjistron ARRSH me vlerën 1,139,328 mijë lekë, më pas Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në vlerën 883,045 mijë lekë.

Në raport thuhet se, borxhet janë rritur pasi në të gjithë institucionet e autiduara ka rezultuar që të dhënat në regjistrat e tyre nuk përputhen me raportimet e bëra në thesar. Pra kanë bërë më shumë shpenzime, ose kanë marrë para më shumë nga se raportojnë, duke i përdorur më pas për interesa personale.

KLSH konstaton se regjistrimi në këtë vit për një sërë projektesh të investimeve është kryer në kushtet e mungesës së fondeve buxhetore të miratuar por u alokohen fonde gjatë vitit nëpërmjet rishikimeve dhe ky është një hap i gabuar që krijon lehtë hapësira për abuzime. E.H/gijotina.com/

Etiketa: auditimKLSHkryesore2mashtrimethesari

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Tentoi të arratisej dhe dhunoi policët, Arbër Çekaj dërgohet në sistemin “41-biss”

Tentoi të arratisej dhe dhunoi policët, Arbër Çekaj dërgohet në sistemin “41-biss”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë
Breaking Views

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

23:10 - 30/01/26

Kujtimi i poetit të mirënjohur shqiptar, Lasgush Poradeci do të nderohet me një pllakë përkujtimore në shtëpinë ku poeti ka...

Lexo më shumë
Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

23:00 - 30/01/26
“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

22:33 - 30/01/26
“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

22:16 - 30/01/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com