GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentoi të arratisej dhe dhunoi policët, Arbër Çekaj dërgohet në sistemin “41-biss”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentoi të arratisej dhe dhunoi policët, Arbër Çekaj dërgohet në sistemin “41-biss”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I rradhës që do të dërgohët në regjimin e posaçëm “41-biss” është Arbër Çekaj. ”Pas Aleksandër Llanajt, Fatmir Pjetrit dhe Redjan Rrajës, sot është marrë vendimi edhe për Arbër Çekaj, i dënuar për 613 kg kokainë, që u kap në portin e Durrësit do të vendoset në izolim me kërkesë të SPAK dhe miratim të ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu në regjimin e posaçëm ndohen dhe emra të tjerë mjaft të njohur për drejtësinë shqiptare si, Arbjon Aliko, Genci Balla, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqje.

Pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me me 14 vite burg. Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe pas hekurave do të qëndrojë 14 vite. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë në vitin 2018, pasi iu kap droga në dyshemenë e konteinerit me banane. Deri më tani ai i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se pas tij fshihen emra të tjerë.

Arbër Cekaj sëbashku me Fatmir Pjetrin, tentuan të arratiseshin nga burgu 313 në Tiranë.

Çarçafë të bërë gërshetë, dhe një çengel hekuri, ishin mjetet me të cilat tentuan që të arratiseshin. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Burgjeve, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri (një prej anëtarëve të bandës së Babagjushëve) organizuan në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tentativën e arratisjes. Ata shfrytëzuan situatën e stisur nga një i paraburgosur tjetër, i cili ka tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë duke prerë damarët e dorës.

Konkretisht, në thelb regjimi “41-bis” konsiston në pengimin e komunikimit të të burgosurve me njerëzit jashtë, që ka në fokus pengimin e komunikimit të bosëve të mafies me organizatat kriminale. Po ashtu, këtyre personave të dënuar, u lejohet të kryejnë vetëm një takim në muaj me familjarët, me të cilët nuk u lejohet kontakti fizik, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar.

Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Etiketa: 41-biss Arber Cekajarratisjeburgu 313Kokainekontenjer bananesh

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
OST kërkon rritjen e tarifës së energjisë, 96% më tepër nga sa është

OST kërkon rritjen e tarifës së energjisë, 96% më tepër nga sa është

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com