GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qeveria i “kursen” 600 milionë lekë Behxhet Pacollit, për energjinë në Aeroportin e Vlorës

12:05 - 14/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës është një kantier korrupsioni ku qeveria shfaqet me aktor të ndryshëm. Këtë radhë, është hapur një tender nga OSSH Vlorë me objekt “Furnizimi i Aeroportit të Vlorës

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës është një kantier korrupsioni ku qeveria shfaqet me aktor të ndryshëm. Këtë radhë, është hapur një tender nga OSSH Vlorë me objekt “Furnizimi i Aeroportit të Vlorës

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës është një kantier korrupsioni ku qeveria shfaqet me aktor të ndryshëm. Këtë radhë, është hapur një tender nga OSSH Vlorë me objekt “Furnizimi i Aeroportit të Vlorës”- (Ndërtimi i linjës Kabllore 35 kv n/st mifol-aeroporti i Vlorës), me fond limit rreth 600 milionë lekë.  OSSH thotë se kompania që do të fitojë këtë kontratë do të rregullojë linjat elektrike brenda 6 muajve dhe do të marrë afro 100 milionë lekë në muaj.

Skandali qëndron në faktin se lidhjen e energjisë elektrike për aeroportin e ka  si detyrim kompania që ka fituar koncesionin.

Ky detyrim përcaktohet në Nenin 24, Pika 6 të Kontratës Koncesionare, datë 20 prill 2021, lidhur mes qeverisë dhe grupit turko-kosovar “Matebex Group & YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi & 2A Group”.

Aty përcaktohet se koncesionari duhet të sigurojë ujë të pijshëm dhe energji elektrike pa ndërprerje për aeroportin.

“Shoqëria koncesionare, ka për detyrë që me shpenzimet e veta, si dhe në pajtim me ligjin, të kujdeset që objekti të furnizohet vazhdimisht dhe në sasi të mjaftueshme me ujë të pijshëm e energji elektrike; dhe për të shmangur dyshimet e abuzimit, Autoriteti Kontraktor duhet t’i sigurojë mundësinë e ndërtimit të linjës së ujit energjisë elektrike”, thuhet në kontratë.

E pra kemi të bëjmë me një vjedhje të hapur të qytetarëve, ndërkohë që nuk shohim asnjë investim mbrapsht apo rritje mirëqenie.

Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës?

Në fillim të vitit 2021, qeveria shpalli fituesin për koncesionin e Aeroportit të Vlorës me një ofertë investimi 103 milionë euro ku bënin pjesë dy kompani, Mabco Constructions SA e investitorit Behgjet Pacolli dhe ortaku turk YDA Insaat Sanayi ve Ticaret. Në dhjetor të 2022-it Mabco e Biznesmenit nga Kosova Behgjet Pacolli mori kontrollin e plotë të aksioneve.

Sipas dokumenteve të bëra publike në atë kohë, të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit parashikohen 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë, 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 milion euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës.

Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro. Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë në vitin 2024 dhe të nisë operimin në vitin 2025. Në fakt situata nuk duket aspak sipas kontratës. Punimet nuk kanë avancuar, mjedisi është dëmtuar dhe koncesioni duket akoma larg objektivit.

Shkatërrimi i mjedisit!

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet në fushën e Akërnisë, e cila ndodhet në brendësi të Peizazhit të Mbrojtur “Vjosë-Nartë” e për pasojë, sipas ligjit shqiptar, lejimi i ndërtimit në këtë zonë kërkon procedura të veçanta dhe koncize .

Pas shpalljes së konsorciumit fitues, 44 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare i kërkuan qeverisë shqiptare të anulojë projektin për ndërtimin e aeroportit, duke nxjerrë në pah se ndërtimi i një infrastrukture të tillë brenda zonës së mbrojtur shkel kuadrin ligjor për ruajtjen e natyrës.

Kujtojmë se Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë, e njohur shkurt si Konventa e Bernës, i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të pezullojë punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Në rekomandimin 219, Konventa e Bernës thotë se kërkesa për pezullim punimesh u mor pas shqyrtimit të një sërë dokumentesh dhe një vlerësimi në mjedis të situatës.

“Duke marrë parasysh që zona e mbrojtur Vjosë-Nartë dhe rrethinat e saj, janë strehë për specie shtegtare, shpendë uji dhe specie të tjera të rralla që mbarështohen në tokë të mbrojtura nga Konventa e Bernës, AEËA (Marrëveshja Euro-Afrikane për shpendët shtegtarë të ujit) dhe Konventa për Speciet Shtegtare dhe të vetëdijshëm për ndikimin e parashikueshëm ekologjik të projektit të aeroportit në këtë tempull unik të natyrës,” thuhet në arsyetimin e vendimit. Por, qeveria shqiptare i ka injoruar këto thirrje dhe vazhdon të  zgjerojë skandalin!

Lexo edhe: Aeroporti i Vlorës, ja çfarë i kërkohet Ramës nga Konventa e Bernës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: aeroporti i vloreBallukuconventa e BERNESenerrgji elektrikekoncesionnartapacolliqeveriaRamashkaterrim mjedisi

Lajme të lidhura

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull
Breaking Views

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull

15:02 - 16/01/26
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Para
Rina vazhdon të sjell foto provokative në pushime

Rina vazhdon të sjell foto provokative në pushime

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Përballje me të keqen”, Bardh Spahia: Çfarë lind nga krimi gjeneron vetëm krim!
Aktualitet

‘Paketa e Maleve’, Spahia: Po përgatitet tjetërsimi i pronave në zonat turistike të Veriut

17:32 - 17/01/26

Nisma më e fundit e qeverisë, e quajtur 'Paketa e Maleve', është vënë në shënjestër të kritikave nga opozita, e...

Lexo më shumë
Inter mposht edhe Udinesen! Milan, Napoli dhe Juve e shikojnë kreun me “dylbi”

Inter mposht edhe Udinesen! Milan, Napoli dhe Juve e shikojnë kreun me “dylbi”

17:26 - 17/01/26
Kompanitë call center do të punësojnë të rinjë nga Afrika

Mashtrimi me call centera! Shpallen në kërkim 3 vëllezërit, akuzohen si organizatorët e kësaj skeme (Emrat)

17:09 - 17/01/26
Ndarja nga jeta e presidentit të Fiorentinës, Duka mesazh ngushëllimi: La gjurmë, do të kujtohet gjatë

Ndarja nga jeta e presidentit të Fiorentinës, Duka mesazh ngushëllimi: La gjurmë, do të kujtohet gjatë

17:02 - 17/01/26
Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali

Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali

16:36 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com