GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria iu bllokon rrugën kryesore për në qytet, banorët në Elbasan përplasen me policinë

10:13 - 24/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria iu bllokon rrugën kryesore për në qytet, banorët në Elbasan përplasen me policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e një lagjeje në qytetin e Elbasanit janë përplasur fizikisht me forcat e policisë, të cilët kanë bllokuar rrugën që lagjja e tyre përdor për të shkuar në qytet. 

 Banorët e pranojnë që ajo rrugë është e rrezikshme, por sipas tyre është e gabuar që qeveria shkoi dhe e mbyll pa i lajmëruar, duke i bllokuar ata totalisht nga qyteti. Sipas tyre vendosja e traut do i shkaktojë atyre shumë  kosto sepse janë mbi 500 familje që e përdorin atë rrugë për të shkuar në punë, për të marrë shërbime nga qyteti apo për nevoja të tjera të përditshme.

Një banor tha se u përplasën me forcat e policisë për shkak se janë shumë të revoltuar që nuk janë pyetur për bllokimin e rrugës dhe nuk iu është dhënë një zgjidhje tjetër alternative.

“Po protestojmë për traun që është vendosur këtu dhe nuk na lejojnë të kalojnë as njerëz as makina  dhe nuk na kanë shpjeguar se pse e kanë bërë këtë. Duhej të merrnin masat më përpara të bënin një mbikalim.  Kjo lagje është sa gjysma e Elbasanit, ku do kalojnë njerëzit.

Vërtet ky kalim është i rrezikshëm por, shteti duhej të merrte masa më përpara , mos na detyrojnë  të përplasemi këtu. Ne na vjen keq se edhe këta policët me makina janë njerëz si ne janë në punën e tyre. Ata erdhën pa e ditur Bashkia , e ka bërë IKMT. Ne jemi mbi 500 familje dhe këtë rrugë kemi është apo jo e rrezikshme është rrugë që na lidh me qytetin”, u shpreh ai.

Ndërsa një banor tha se, ajo rrugë është bërë shumë herë burim aksidenti, por në kaq vite qeveria asnjëherë nuk ka dëgjuar kërkesën e tyre për një mbikalim dhe bllokimi total i rrugës iu shkakton shumë dëme asaj zone.

“Këtu vërtetë ka pasur shumë aksidentet, para 5 muajsh u aksidentua një vajzë dhe më pas një grua me fëmijë të vogël. Por ka kaq vite nuk i ka dhënë rrugë zgjidhje tani çfarë të bëjmë ne e sa do presim akoma.

 Për të marrë pension duhet të dalim në maj të Krastës dhe pastaj të shkojmë në qytetet, kjo është e lodhmë. Duhet të ishin konsultuar me ne, prandaj dolëm këtu dhe ndodhi kjo përplasje.  Ne kemi vite që kërkojmë një mbikalim ose nën kalim, por ata as për një semafor nuk e kanë vënë ujin në zjarr, por thjesht e bllokuan”, tha ai.

Ndërsa, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Bashkia e Elbasanit për këtë çështje.  https://youtu.be/264fLyCynxw

E,H/ gijotina.com/

Etiketa: ElbasanPolicia

Lajme të lidhura

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë
Breaking Views

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

23:09 - 12/01/26
Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare
Breaking Views

Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

22:03 - 12/01/26
“Kemi bërë një gabim të rendë pas 11 majit”/ Anëtari i Forumit Rinor ia thotë në sy Berishës: Shkelmuam primaret
Breaking Views

“Kemi bërë një gabim të rendë pas 11 majit”/ Anëtari i Forumit Rinor ia thotë në sy Berishës: Shkelmuam primaret

20:18 - 12/01/26
Para
“Betejën do ta bëjnë avokatët”, Berisha: Grupi parlamentar nuk ka lidhje me këtë çështje

Të shtunën "Foltorja" e Berishës, ish-kryeministri takim me vlonjatët

TË FUNDIT

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)
Breaking Views

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)

23:34 - 12/01/26

Liverpool nuk has aspak vështirësi në FA Cup, teksa fitoi 4-1 ndaj Barnsley. Szoboszlai dhe Frinpong vendosën ndeshjen në “shinat”...

Lexo më shumë
“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

23:09 - 12/01/26
Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

22:51 - 12/01/26
Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

22:03 - 12/01/26
Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

21:51 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com