GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Qeveria ka kapur dhe opozitën”, Berisha përballë militantëve në Fier: Aksionin e kam për anëtarësinë e PD dhe interesin kombëtar

18:58 - 21/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qeveria ka kapur dhe opozitën”, Berisha përballë militantëve në Fier: Aksionin e kam për anëtarësinë e PD dhe interesin kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalën e tij para militantëve të Fierit, Berisha ka lëshuar akuza ndaj qeverisë duke e konsideruar si një kakistokraci.

Nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, i cili sipas tij qeveria e ka marrë peng duke i ngulur thikën Partisë Demokratike.

Berisha madje u ka bërë edhe mbështetësve të Bashës, duke u thënë që atë si kryetar në fillim e ka mbështetur ai, por që nuk e priste që të merrte peng sovranitetin e partisë.

“Sot kemi një regjim që në Greqinë e Lashtë quhej kakistokraci. Sot duke marrë peng kreun e opozitës, Rama i futi një thikë pas shpinë PD-së me dorën e pengut të tij Lulzim Basha. Natyrshëm unë kuptoj se dhjetëra mijëra anëtarë të PD janë të revoltuar nga akti i pabesë i Bashës. Por ju ftoj që të mos pranojmë në asnjë mënyrë, asnjë lloj ndarje mes nesh, midis të Bashës dhe Berishës. Jo, ju jeni njerëzit e vlerave dhe besimit. Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Bashën, të tjerët që nuk janë këtu dhe kanë mbështetur këtu dhe kanë mbështetur Bashën, u them një fjalë: Më shumë se të gjithë ju, Bashën e ka mbështetur Sali Berisha. Ju keni mbështetur kryetarin e PD-së, unë kam mbështetur kryetarin e PD-së, asnjë nga ne nuk i shkonte në mend se kryetari ynë, i marrë peng do të mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, dhe asnjë nen statuti, del me një vendim për të dorëzuar sovranitetin” – është shprehur Berisha.

Berisha gjithashtu u shpreh se këtë aksion e ka ndërmarrë vetëm për Partinë Demokratike, antarësinë e PD dhe për interesin kombëtar duke dal kundër projektit të “Minishengenit Ballkanik”, që cënonte Kosovën.  

“Keni të drejtë të pyesni, doktori e ka për vete këtë nismë? Ju jap fjalën e nderit se e kam për PD dhe anëtarsinë e PD-së. Ne kemi një fjalë të urtë që thotë, më mirë qiri i fikur, sesa i fëlliqur. Ishte dhënë para e madhe për Kosovën, por goja ime nuk mbyllet kurrë për interesin kombëtar. E bëra të qartë se është tradhëti e madhe kombëtare. Është shkelje mbi gjakun e atyre që ranë për Kosovën” – ka thënë Berisha.

Sali Berisha zhvillon takimin e dytë në kuadër të “Foltores”, pas atij të Tiranës.

Etiketa: FierfoltorjaSali Berisha

Lajme të lidhura

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Para
Alarm tek PSG, dëmtohet Lionel Messi

Alarm tek PSG, dëmtohet Lionel Messi

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com