GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qeveria kërkoi dorëheqjen, Prokuroria “justifikohet”: 11-vjeçarja u dërgua në jetimore, abuzuesit…

11:56 - 05/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria kërkoi dorëheqjen, Prokuroria “justifikohet”: 11-vjeçarja u dërgua në jetimore, abuzuesit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbuluar nga skandali i përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Dyshohet se e mitura është abuzuar dhe trafikuar nga gjashtë persona në muajin qershor dhe më pas nga 5 të rinj të tjerë në fund të muajit gusht.
Pas kritikave të shumta, zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, ka zbuluar kronologjinë e ngjarjes dhe ka treguar se përse nuk janë vendosur përpara përgjegjësisë në kohë përdhunuesit e të miturës në muajin qershor, duke çuar në përsëritjen e ngjarjes në fund të gushtit.
Sipas saj e mitura është denoncuar e zhdukur nga e ëma me datën 21 qershor dhe ajo është gjetur vetëm një ditë më pas. E mitura është dërguar në një jetimore, ku ka qëndruar 1 muaj. Ajo është larguar nga jetimorja me datën 21 korrik me kërkesë të familjes, pasi këta të fundit kanë deklaruar se do të mbajnë vetë përgjegjësi për vajzën.
Laureta Ulaj: “Që nga fillimi i rastit, kur e ka pranuar në qershor, ka filluar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ajo për çka e kemi thirrur këtë konferencë është për të ju njoftuar për të gjitha veprimet që i kemi marrë në qershor dhe kanë rezultuar edhe në gusht.
Më 21 qershor ka dalë nga shtëpia rreth orës 8, nëna e saj e ka raportuar në Polici si e zhdukur. Prokurori ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore.
Të nesërmen, më 22 qershor, është e gjetur e mitura dhe është intervistuar në prezencë të punëtorit social dhe është dërguar në strehimore. Drejtoria për Trafikim ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore pasi kemi pasur dyshime se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të ndryshëm. Më 22 qershor, hetuesit kanë njoftuar Prokurorin dhe kanë paraqitur kërkesë për ekzaminim. Prokurori ka kërkuar ekzaminim të të dëmtuarës dhe është kërkuar të trajtohet në mënyrë urgjente. Më 22 qershor, e njëjta është dërguar në strehimore.
Më 23 qershor, Prokurori i çështjes ka paraqitur urdhëresë për ekzaminim të ADN-së. Hetuesit kanë paraqitur kërkesë për sekuestrim dhe ekzaminim të telefonit të viktimës.
Më 24 qershor, Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorit. Prokurori ka marrë vendim që agjencia për Forenzike të bëjë ekzaminimin e telefonit të të dëmtuarës.
Më 27 qershor është bërë kërkese për tërhejqn e kamerave të moteleve ku supozohet se ka mundur të shkojë viktima.
Më 7 korrik, Prokurori e ka dëgjuar të dëmtuarën. Në strehimore ka qëndruar një muaj. Më 21 korrik, është liruar nga strehimorja, me kërkesë të familjes, që kanë thënë se do të mbajë përgjegjësi për vajzën.
Më 1 shtator, ka marrë raportin lidhur me ekzaminimin e të dëmtuarës. Pas ekzaminimit, janë identifikuar dhe janë gjetur personat e përfshirë në rastin e qershorit.
Pas sigurimit të provave, prokuroria në koordinim të plotë, ka arrestuar gjashtë persona, që janë dërguar në ndalim policor për 48 orë. Ndaj tyre është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, që është aprovuar nga Gjykata.
Ndërsa me rastin e muajit gusht, me të marrë informatat e nevojshme, fillimisht janë arrestuar dy persona. Pastaj dy të dyshuarit e tjerë. Në rastin e muajit gusht është ndaluar edhe personi i pestë.
Sigurojmë qytetarët se nga muaji qershor, Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe po vazhdojnë hetimet në intensitet të lartë dhe personat e dyshuar ta marrin dënimin e merituar.”
Ajo deklaroi se Prokuroria ishte informuar për rastin përdhunimit të 11-vjeçares më 21 qershor, por e mitura nuk ishte marrë në pyetje për shkak të mungesës së psikologut në këtë institucion. Marrja në pyetje, tha ajo, u shty për 16 ditë.
“Prokurorit, si pasojë e mungesës së psikologëve, për të cilët kemi reaguar e kërkuar që të angazhojnë një të tillë, i është dashur kohë deri kur e ka intervistuar viktimën”, deklaroi Ulaj.

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin
Breaking Views

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për bashkëshortin

21:33 - 27/02/26
Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip
Breaking Views

Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip

19:34 - 27/02/26
Para
Tërmeti 6.8 ballë “rrafshon” qytetin, ja sa persona humbën jetën

Tërmeti 6.8 ballë "rrafshon" qytetin, ja sa persona humbën jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

I dënuar në Shqipëri për trafik droge, arrestohet në Francë 46-vjeçari (Emri)
Aktualitet

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

16:40 - 28/02/26

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet franceze, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte u gjetën rreth 20 kilogramë...

Lexo më shumë
I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

15:40 - 28/02/26
Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

15:10 - 28/02/26
‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin

‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin

15:04 - 28/02/26
“Super shoferi” i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit

“Super shoferi” i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit

14:45 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com