GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030: Të moshuarit do marrin pension të 13-të

në Ekonomi & Sociale, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria miraton strategjinë 2025-2030: Të moshuarit do marrin pension të 13-të
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pension të 13-të për rreth 721 mijë pensionistët shqiptarë. Objektivi i qeverisë është shpalosur qartë, tashmë në ‘Dokumentin Politik për Moshimin dhe  Planin e Veprimit 2025-2030’. Përveç pensionit të 13-të, do të merren masa për të rritur me 50 % e pensionin mesatar i cili për vitet e plota sot është afro 350 euro. Po kështu do të ketë rritje me 100% të pensionit social, nga 100 euro në 200 euro.

Sipas dokumentit do të ndryshojë mënyra e indeksimit, pasi do të shkohet drejt indeksimit vjetor të diferencuar, pra në varësi të vlerës së pensionit dhe jo si aktualisht që indeksimi është i njëjtë për të gjithë

“Një element tjetër në fokusin e reformës që ka filluar të hulumtohet dhe praktikohet nga qeveria shqiptare, është edhe indeksimi i pensioneve, i cili synohet që me skemën e re të bëhet i diferencuar sipas të ardhurave nga pensionet, nëpërmjet përmirësimit gradual të të ardhurave të pensionistëve, e kryesisht pensioneve më të ulëta, me qëllim rritjen e tyre”, thuhet në strategji.

Dokumenti parashikon edhe reformimin e skemës së pensioneve si dhe rritjen e moshës së daljes në pension. Aktualisht gratë dalin në pension 61 vjeç e 10 muaj, ndërsa burrat dalin 65 vjeç. Për gratë mosha rritet me 2 muaj çdo vit, ndërsa për burrat rritja do të nisë në vitin 2032, me qëllim që në vitin 2056 mosha e pensionit të jetë 67 vjeç për të dyja gjinitë.

Por BE ka kërkuar përshpejtim të rritjes së moshës dhe mesa duket kjo kërkesë do të pranohet nga qeveria, përsa kohë është vënë si objektiv edhe në këtë strategji 5-vjeçare. Projektohet edhe avancim në përpjekjet për marrëveshje me Greqinë për vitet e punës për shqiptarët që jetojnë atje.

gijotina.com/

Etiketa: pension

Lajme të lidhura

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit
Breaking Views

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26
Para
Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

13:30 - 06/10/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dhe ka dërguar në gjyq tre...

Lexo më shumë
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com