GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Qeveria nuk ndalet, fut në lojë Policinë e Shtetit për të mbushur xhepat e Klodian Zotos

13:29 - 20/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria nuk ndalet, fut në lojë Policinë e Shtetit për të mbushur xhepat e Klodian Zotos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare nuk ndalet në planin e saj për të mbushur xhepat e kompanive që menaxhojnë inceneratorët në vend. Pak javë më parë kryeministri Edi Rama iu tërhoqi vëmendje kryebashkiakëve se kanë lënë pas dore pastrimin e mbetjeve urbane në të gjithë vendin, duke i thënë se duhet të mendojnë një plan për menaxhimin e mbetjeve.

Kujtojmë se  në 2020 ish Ministri i Mjedisit Blendi Klosi i kërkoi bashkive që të përllogarisnin në buxhetet e tyre edhe fond për menaxhimin dhe depozitimin e mbetjeve. Deri më tani  shumica e Bashkive në qarkun Tiranë, Durrës, Fier i kanë depozituar nëpërmjet një marrëveshjeje të qeverisë me landfillin e Klodian Zotos pa pagesë, por tanimë kontrata ka mbaruar, dhe bashkitë mbeten në ngërc përball këtij fakti, pasi nuk kanë para të paguajnë landfillin në vijim.

Disa nga bashkitë kanë kërkuar ndihmën e qeverisë, që t’iu garantojë edhe atyre me VKM një fond ashtu sikur bëri me bashkinë e Durrësit. Por, Rama nuk do t’ia di edhe nëse bashkitë do të paguajnë miliona lekë për të nënshkruar kontratë të re me inceneratorin. Në një takim të zhvilluar ditën e sotme mekryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare ai i ka paralajmëruar ata se do t’iu vendosë gjoba nëse nuk marrin masa menjëherë dhe çdo veprim ndaj shkeljeve do të meret nga Policia e Shtetit.

Sipas tij, gjoba do të vihen edhe për qytetarët që hedhin plehrat vend e pa vend dhe ndotin ambientin. “Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë përgjithësisht se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe biznesit. Në vend që të fillojnë nga vetja, e fillojnë direkt me fjalinë ne paguajnë taksa bashkitë nuk na përgjigjen. Kontributet përmes tarifave të pastrimit të familjarëv3 dhe bizneseve janë në kostot e pastrimit për bashkitë. Kjo bën që nga njëra anë bashkitë të përballojnë me fonde ekstra nga ana tjetër të keni territore të pastruara edhe qeveria të jetë  detyruar të rishikojë të gjithë skemën e funksionit të këtij procesi”, tha ai.

Nga ana tjetër, e pranishme në këtë takim, Ministrja Kumbaro treguar se javën e ardhshëm do të miratohen 2 VKM në lidhje me rregullat dhe se kush do të jetë përgjegjës për plazhet dhe se si do të monitorohet puna. Më tej, Kumbaro thotë se në buxhetin e këtij viti është miratuar një grant shtesë për ato bashki që në përputhje me ligjin bëjnë menaxhim nga koshi në pikën fundore. Por, ajo nuk ka treguar se nëse do të përfitojnë të gjitha Bashkitë apo vetëm ajo e Durrësit, Rrogozhinës dhe Kavajës që kanë ngritur këtë problematikë më parë.  “Nëse më lejoni që të përmend disa nga problematikat. Kemi arritje por nuk kemi kohë të krenohemi me to, sepse duhet të përgatitemi për sezonin që vjen. Kauza e pastrimit është kombëtare, s’mund të jemi patriot nëse nuk duam territorin dhe nëse nuk e mirëmbajmë atë. Ju do të merrni të gjithë kryetarët e bashkive ditën e hënë, një letër ku janë të gjitha rregullat që do ndiqen këtë vit. Do miratohen 2VKM në lidhje me rregullat, kush është përgjegjës për plazhet, si do të monitorohet. Në buxhetin e këtij viti është miratuar një grand shtesë për ato bashki që në përputhje me ligjin bëjnë menaxhim nga koshi në pikën fundore”, tha Kumbaro.

Nga këto duket qartë qeveria po i shtynë bashkitë të firmosin kontratën e landfillin e Klodian Zotos, por këtë herë një kontratë  me çmime të përcaktuara, që do mbushin xhepat e Zotos dhe do shtojnë barrën e qytetarëve. E.H/gijotina.com/

Etiketa: Bashkikryesore2mbeturinaRama

Lajme të lidhura

Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët
Breaking Views

Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët

21:15 - 31/03/26
“Salianjin, nga hero e bënë tradhtar”/ Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës
Breaking Views

“Salianjin, nga hero e bënë tradhtar”/ Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës

20:22 - 31/03/26
Takimi me delegacionin e KiE, Berisha: I informova se si i fshehën ftesat për opozitën
Breaking Views

Takimi me delegacionin e KiE, Berisha: I informova se si i fshehën ftesat për opozitën

18:55 - 31/03/26
Para
Messi, Neymar dhe Mbappe i japin një mësim Pochettinos

Pochettino ironizon Donnarumman dhe Raiolan: Edhe gruaja ime mendon se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com