GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qeveria nuk tërhiqet: Nuk do të mbahen zgjedhje të Serbisë në Kosovë

16:30 - 23/02/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria nuk tërhiqet: Nuk do të mbahen zgjedhje të Serbisë në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e saj në lidhje me ndalesën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se kjo çështje është rregulluar me ligjet e vendit.

“Konsiderojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por edhe legjislacioni në fuqi”, tha ajo në një konferencë për media më 23 shkurt

Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill. Autoritetet e Serbisë kanë thënë se në dialogun Kosovë-Serbi do të kërkojnë që të lejohet edhe votimi në territorin e Kosovës në zgjedhjet e Serbisë. Megjithatë, në takimin e delegacionit të Kosovës me të dërguarin e posaçëm Miroslav Lajçak më 22 shkurt nuk është folur për këtë temë.

Ministrja Haxhiu ka rikujtuar se Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca e Kosovës janë në linjë të njëjtë sa i përket kësaj çështjeje. Sipas Qeverisë së Kosovës, qytetarët e Kosovës që kanë edhe shtetësi të Serbisë do të mund të votojnë në zgjedhjet e Serbisë “në zyrën ndërlidhëse në Kosovë apo me postë”. Në të kaluarën Serbia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare në territorin e Kosovës. Zgjedhjet e fundit u mbajtën më 21 qershor, 2020.

Në atë kohë, fletëvotimet i ka mbledhur misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)në Kosovë. Pas mbylljes së qendrave të votimit, votat nga Kosova janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë – dy qytete kufitare të Serbisë. Kjo praktikë e mbledhjes së votave është krijuar në vitin 2017 dhe deri më tani ajo ka pasur lejen e autoriteteve të Kosovës.

Në një deklaratë të dhënë për Radion Evropa e Lirë të mërkurën (23 shkurt), OSBE ka thënë se praktika e mbledhjes së votave nga ky mision “ka qenë gjithmonë e bazuar në marrëveshje të ndërsjellë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe pëlqimit të të gjitha institucioneve relevante për një operacion të tillë”.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë vazhdon të jetë i gatshëm për të kryer mbledhjen e votave nëse plotësohet ky kusht” – thuhet në përgjigjen e tyre

Me metodën e “mbledhjes së votave” në Kosovë janë mbajtur edhe zgjedhjet presidenciale të Serbisë në vitin 2017. Serbia ka organizuar zgjedhjet e saj presidenciale në Kosovë edhe në vitin 2012. Zgjedhjet lokale serbe në Kosovë nuk janë organizuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, pasi procesi i decentralizimit ka filluar në të njëjtin vit, bazuar në planin e Martti Ahtisaarit. Ky plan është dokumenti mbi bazën e të cilit Kosova ka shpallur pavarësinë./REL/

Etiketa: KosoveqeveriaSerbiaterheqjeZgjedhje

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Lojtarët e Vllaznisë pajisen me jelekët GPS

Lojtarët e Vllaznisë pajisen me jelekët GPS

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com