GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qeveria s’pyet për krizën, 2.8 miliardë lekë për rimobilimin e 5 institucioneve

19:58 - 18/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria s’pyet për krizën, 2.8 miliardë lekë për rimobilimin e 5 institucioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë” është fraza që e shoqëron qeverinë në çdo vendim qesharak që merr. Prej më shumë se 3 muajsh kryeministri, ministra dhe vartësit e tij kanë alarmuar qytetarët shqiptarë për krizën në vend.

Vetëm fati i taksapaguesëve të rregullt shqiptar, nuk dihet kur vjen puna të rritja e çmimeve, ndërsa pagat vijojnë të jenë minimale. Por duket se këtë “hall” e ka marrë në dorë kryeministri me një laps e letër live në rrjete sociale duke bërë llogaritë e 3 milionë banorëve.

Ndërsa vartësit e tij apelojnë që në këtë kohë krize qytetarët të “kursehen” me shpenzimet. Por mesa duket kriza duhet të ndalojë çdo shpenzim të pa domosdoshëm, por jo atë të luksit qeveritar.

Janë plot 283,063,243 lekëve të reja, ose rreth 2.8 miliardë lekë të vjetra që do të përdoren për mobilimet në 5 institucione.

Në tenderin e hapur me numër reference  REF-23823-04-02-2022 nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të 5 institucioneve shtetërore për të rregulluar ambientet e punës, do të harxhohen rreth 2.8 miliardë lekë të vjetra.

Ministria e Drejtësisë kërkon 3,546,661 për të mobiluar zyrat. Po sipas procedurës të siguruar nga gijotina.com, theksohet se mobilimi i zyrave të Policisë së Shtetit kërkon me afat marrëveshje 45,830,125 (dyzetë e pesë milion e tetëqind e tridhjetë mijë e njëqind e njëzetë e pesë)

Ndërsa ajo e burgjeve do të “shijojë” luksin e zyrave të mobiluara pasi ka kërkuar 2,491,822 (dy milion e katërqind e nëntëdhjetë e një mijë e tetëqind e njëzetë e dy) lekë pa TVSH.

Gjithashtu edhe zyrat në Komandën e Forcës Tokësore do të mobilohen me orendi të reja, pasi ka kërkuar  83,330,103 (tetëdhjetë e tre milion e treqind e tridhjetë mijë e njëqind e tre) lekë (pa TVSH)

Ndërsa Qendra Spitalore Nënë Tereza kërkon jo pak por 147,864,531 lekë të reja ose rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra për të mobiluar zyrat e doktorëve dhe infermierëve.

Përveç “ryshfeteve” tani uniformat e bardha të spitalit “Nënë Tereza” do të shijojnë edhe luksin e mobilieve akull të reja.

Pra, rreth 2.8 miliardë lekë të vjetra do të dalin nga buxheti i shtetit për blerje marramendëse luksi. Hapja e këtyre procedurave tenderuese vjen në një kohë kur buxheti i shtetit është duke u përballur me një serë emergjencash kriza energjetike si dhe rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. A.L/ gijotina.com.

Etiketa: kryesore2mobiljetender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Asnjë mashkull nuk më ka tunduar aq sa…, Hygerta Sako flet për jetën private

Hygerta Sako “provokon”, lë sportin për t’u bërë presidente e Shqipërisë?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com