GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Qeveria varfëroi shqiptarët”/ Alarmi i PL: Kullat pastrojnë paratë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Qeveria varfëroi shqiptarët”/ Alarmi i PL: Kullat pastrojnë paratë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për mediat sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Silva Caka ka deklaruar se varfëria galoponte në 10 vitet e fundit ka thelluar në mënyrë të frikshme pamundësinë e qytetarëve për të pasur një banesë. Sipas saj, ndërtimi i kullave të larta në Tiranë nuk është gjë tjetër veçse një skemë e mirëfilltë pastrimi parash.

Caka shprehet se një shqiptari me pagë mesatare, i duhen 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti, në krahasim me kohën që i duhej 7 vite më parë.

“Arsyet se pse për një qytetar shqiptar është thuajse e pamundur që të blejë një banesë, është se çmimet e apartamenteve në Tiranë, janë shumë të larta për shkak të pastrimit masiv të parasë, të mbështetur nga Qeveria”, shprehet ajo.

Deklarata e plotë:

Varfërimi galopant i shqiptarëve në 10 vitet e fundit, ka thelluar në mënyrë shumë të rëndë pamundësinë e tyre për të pasur një banesë.

Sot Shqipëria për shkak vetëm të kësaj qeverisjeje, e ka kthyer banimin në një ëndërr të ndaluar për shqiptarët.

Një shqiptari me një pagë mesatare, i duhen 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti, në krahasim me kohën që i duhej 7 vite më parë.

Vetëm brenda një viti, në raport me vitin 2021, sipas të dhënave të vetë Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve janë rritur me 39%.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë 40% më të shtrenjta sesa në Prishtinë dhe kuptohet lehtë që qytetarëve të Prishtinës u duhen shumë më pak vite për të siguruar një banesë.

Por situata është më e rëndë se kaq, kur e krahasojmë me një vend të Bashkimit Europian, siç është Greqia, ku çmimet për m2 në Athinë janë vetëm 16% më shumë sesa në Tiranë e ku të ardhurat mesatare të qytetarëve grekë, janë më shumë sesa dyfishi i të ardhurave mesatare të qytetarëve shqiptarë.

Arsyet se pse për një qytetar shqiptar është thuajse e pamundur që të blejë një banesë, është se çmimet e apartamenteve në Tiranë, janë shumë të larta për shkak të pastrimit masiv të parasë, të mbështetur nga Qeveria.

Të gjithë i shikojnë qindra kulla dhe mijëra apartamente që kanë zaptuar qendrën e Tiranës dhe anembanë kryeqytetin, por që janë absolutisht të pamundura, që të arrihen nga qytetarët e thjeshtë;

Korrupsioni shumë i lartë ka asgjësuar zhvillimin ekonomik të vendit;

Pagat nuk rriten prej vitesh dhe as inflacioni nuk arrin të indeksohet plotësisht;

Rritja e çmimeve dhe kostove të jetesës pa i ofruar asnjë mbrojtje nga Qeveria, ka thelluar varfërinë, i ka çuar shqiptarët në kufijtë e mbijetesës dhe ia ka bërë të pamundur që ata të kursejnë për të blerë një banesë.

Për çdo shqiptar që jeton me punë të ndershme, kjo Qeveri ka vrarë çdo shpresë për të blerë një banesë, që është elementi bazë për një jetesë normale.

Për çdo familje të re, pasja e një banese është absolutisht e pamundur me këtë qeverisje që vetëm vjedh miliarda me inceneratorët, koncensionet, tenderat dhe asnjë lek nuk shkon për rritje pagash apo për të mundësuar zgjerimin e bizneseve, që sigurojnë punë të mirëpaguara. Ka vetëm janë zgjidhje për shqiptarët, largimin e kësaj Qeverie të korruptuar, për t’i dhënë fund varfërisë dhe për t’u siguruar shqiptarëve një jetë normale për familjet dhe fëmijët e tyre.

 

 

Etiketa: Partia e Liriseqeverishqiptarë

Lajme të lidhura

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit
Aktualitet

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Para
Përfundon takimi, Meta rreth 60 minuta në zyrën e Berishës

Përfundon takimi, Meta rreth 60 minuta në zyrën e Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjobat e vendosura ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si pjesë të një përpjekjeje të...

Lexo më shumë
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com